AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About NEO TRAINING CENTER

Qendra e Trajnimeve të NTC (Neo Training Center) është një qendër e specializuar në trajnimet profesionale në fushat e elektroteknikës, automatikës industriale, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit etj.NTC synon pajisjen e specialistëve të mesëm, të porsa diplomuarve dhe çdo individi të interesuar, me dijet e nevojshme dhe shprehitë praktike me qëllim integrimin më të lehtë në tregun e punës. Industria e lidhur me fushat e automatikës industriale, elektroteknikës, TIK etj, gjithnjë e më shumë po hasen në vështirësi për sigurimin e specialistëve për realizimin më të efektshëm të veprimtarisë së përditshme të tyre. Kurset dhe trajnimet që zhvillohen në NTC të konsoliduar me shprehi praktike të fituara nga veprimtari konkrete në laboratorin tonë dhe repartin e specializuar të mirëmbajtjes, synojnë plotësimin e këtij boshllëku, që haset në treg për specialistë të mirëfilltë në këto fusha.zhvillon aktivitetin bazuar në modelet e qendrave simotra të avancuara evropiane dhe në staf të kualifikuar trajnerësh të çertifikuar. Eksperienca shumë-vjeçare e trajnerëve në botën akademike dhe atë të industrisë garanton cilësinë e trajnimeve dhe suksesin e transferimit të dijeve dhe shprehive praktike tek kursantët.Të mësuarit duke e praktikuar vetë ose"Learning by doing" si vizion dhe filozofi trajnimi, janë çelësi i suksesit në kurset e trajnimit qëzhvillohen në NTC.Kombinimi i njohurive teorike me aplikime në praktikë i ndihmon kursantët të fitojnë dije, shprehi praktike pune duke i krijuar ndjesinë e njëjtë me realitetin, gjë që rrit sigurinë dhe efikasitetin e trajnimit.Përgatitja dhe avancimi i kursantëve në kurset e trajnimit kontrollohet me testime dhe detyra pune konkrete duke mbajtur parasysh njohuritë dhe kompetencat e përfshira në programet për vlerësimin e kursantëve.Njohja dhe puna konkrete me pajisje dhe sisteme industriale, familjarizimi me përdorimin e instrumenteve dhe aparaturave matëse, simulimi dhe gjetja e defekteve do ti
Social Link - Linkedin: http://www.linkedin.com/company/neo-training-center
Employee Count: 1
Keywords: professional training & coaching

Tags

Map

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Location / Contacts :