AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About Shkolla " Nene Tereza " (Durres)

Eshte Shkolla 9 Vjecare Ne Rrugen Aleks Komneni & Bashkimi ,Lagja 6, Durres

Tags

Description

HISTORIKU I SHKOLLES NE VITET 1945-1975

Shkolla “7 Nentori” eshte hapur ne shtator 1945.Fillimisht eshte hapur ne lokalin,ku ne vitet ‘80-te qe vendosur shkolla industrial e mbremjes.Kishte ciklin e ulet dhe nga nje klase te V-VI me nga 120 nxenes.Drejtori i pare ka qene Stefan Dhima.Nga viti ne vit shkolla eshte rritur,gje qe mund te kuptohet edhe nga nr. i madh qe e kane mbaruar ate nder vite: 4569.

Shkolla “7 Nentori” eshte bere qender e rendesishme e pasqyrimit te pervojes se perparuar te mesuesve te saj.Ne vitin 1971 eshte mbajtur ne kete shkolle nje seminar kombetar per kabinetet mesimore.

Nje ngjarje e shenuar per jeten e shkolles ka qene ajo e vitit shkollor 1967-1968,kur Presidenti i Kuvendit Popullor dekoroi klasen e VIIc me urdherin e klasit te trete ”Per sherbime te shquara shteterore dhe shoqerore”.Rezultate te shumta ka pasur shkolla ne veprimtarite kulturore-artistike.Ne vitet 1953-1963 grupi artistik i kesaj shkolle ka marre cmimin e pare ne rreth.Ne vitin 1960 shkolla ka marre cmimin e I ne shkalle republike me tabllone muzikore “Amaneti”.Shkolla “7 Nentori” ne vitin shkollor 1962-1963 ka ndryshuar lokalin duke kaluar tek ish-shkolla “N.Frasheri” qe kishte dy ndertesa te vecanta,qe ndaheshin nga oborri i shkolles.Me vone lokali ne anen e pasme iu shtua edhe nje kat per te perballuar numrin e nxenesve ne rritje.Tani ato funksionojne si dy shkolla me vete.

HISTORIKU I SHKOLLES NE VITET 1976-1980

Ne kete periudhe shkolla “7 Nentori” kishte numrin me te madh te nxenesve ne shkalle rrethi me afer 1300 nxenes,me shume paralele si ne ciklin e ulet (klasa I-IV) dhe ne ciklin e larte (klasa V-VIII) dhe me nje kolektiv mesuesish te madh (rreth 40 mesues)

Shkolla funksiononte ne 4 godina:

1. Godina e shkolles “Nene Tereza” sot

2. Godina e shkolles “Vasil Ziu”

3. Ish-shkolla e nates (sot prone private)

4. Sallat e punes me dru dhe metal

Ne keto vite prioriteti kryesor i drejtorise se shkolles dhe trupes pedagogjike ishte ngritja ne nje nivel sa me te larte e pergatitjes shkencore dhe metodike-pedagogjike e mesuesve.

Per kete funksiononin komisionet metodike brenda perbrenda shkolles,u ngrit dhe u perhaps pervoja e perparuar nepermjet organizimit te oreve te hapura si ne C.U dhe ne C.L,duke future elementet e reja qe nxisnin punen e pavarur te nx. ne oren e mesimit dhe u stimulua mendimi krijues i mesuesve per pasurimin e bazes materiale-mesimore e vecanerisht i pergatitjes se mjeteve per pune individuale e frontale me masen e nxenesve.

Nxenesit e kesaj shkolle kane ndermarre edhe nisma me vlera qytetare.E tille ka qene nisma “Te respektojme rregullat e qarkullimit” ne kuadrin e se ciles nxenes te kesaj shkolle kane sherbyer neper rruget e qytetit,duke ndikuar mbi qytetaret per te vendosur zakonin e respektimit te rregullave te qarkullimit.Nder te tjera, e rendesishme ka qene nisma “Per kalueshmeri te larte”.

Ne pershtatje me detyrat ,qe si rregull nxirreshin ne ate kohe nga ngjarjet e rendesishme politike,shoqerore,arsimore,qe kalonte vendi,kolektivi i mesuesve e nxenesve angazhohej me persosjen e vazhdueshme te punes mesimore-edukative.

Ne gjirin e kesaj shkolle ka pasur mesues te dalluar,te cilet jane dekoruar si:Dhurata Berberolli,Eli Prodani,A.Grashi,B.Ramzoti,Margarita Caku,Diana Oketa,L.Myshketa,F.Hyka,K.Kllari,Shpresa Lamcellarri.

Kolektivi i kesaj shkolle eshte angazhuar edhe ne pune studimore.I rendesishmem ka qene studimi i ndermarre per kalueshmeri te larte dhe vencanerisht kalimi i nxenesve te klases se pare pa mbetje.

U ngriten kabinete mesimore model si a ii gjeografise (nga Dhurata Berberolli),i matematikes (nga Margarita Shala),i biologjise (nga Milika Bezhani),i gjeometrise (nga Bardhyl Ramzoti),i fizikes (nga Shpresa Lamcellari),i gjuhe-leximit (nga Liri Shahu),i gjuhes ruse (nga Rabije Zajmi),i histories (nga Kujtim Myshketa),etj,si dhe u pergatiten nje numer shume i madh mjetesh mesimore nga mesuesit e C.U.

Ne kuader te levizjes per pasurimin e bazes materiale –mesimore u organizua dhe nje seminar per pergjithesimin e pervojes nga kabineti pedagogjik i rrethit.

Per ngritjen e kabineteve mesimore nje kontribut te madh dhane mesuesit e vizatimit Koc Risilja e me vone Emine Dosi si dhe mesuesit e punes me dru dhe metal Salaudin Beja e Loni Vava.

Ne keto vite problemet e masivizimit te shkolles,zgjerimi i kontigjenteve te nx. per vazhdimin ne mase te (shkolles se mesme).Shtruan domosdosherine e nje ballafaqimi konkret te rezultateve te nx. vecanerisht ne staded e kalimit nga kl. IV ne kl. V dhe nga kl. VIII ne shkollen e mesme.

Nxenesit e shkolles “7 Nentori” dalloheshin ne shkollen e mesme te pergjithshme per nivelin cilesor dhe vleresimin real te tyre gjate ciklit 8-vjecar,gje qe flet per rigorozitetin dhe objektivitetin e mesuesve te kesaj shkolle,si dhe per ndjenjen e larte te pergjegjesise se tyre ne formimin e nxenesve.

Prioritet tjeter i punes ne shkolle perbente edukimi kulturor,artistic dhe shkencor i nxenesve nepermjet organizimit me nivel te aktiviteteve te shumellojshme jashte shkollore.

Shkolla dallohej ne aktivitet muzikore-artistike ne baze qyteti dhe cdo vit eshte nderuar me cmime (te dyta e te treta).

Ne kete periudhe u vu ne skene me nxenes nje operete e kompozuar nga Jani Llapa,kori dhe kompleksi i shkolles pergatitjej me profesionalizem nga mesuesja e muzikes Donika Kamata.

Ndihmonin vullnetarisht ne keto aktivitete dhe sektore te njohur te qytetit si:Marta Burda,Enver Plaku,koreografet Besnik Doka,Gezim Agolli etj.

Duke u kthyer ne tradite me vlera,shkolla dallohej ne organizimin e ceremonive festive ne cdo fillim viti shkollor dhe te manifestimeve fiskulturore-sportive e artistike ne mbylljen e vitit shkollor nga mesuesit e eaxhi Boshnjaku,Dhurata Taraku etj.

Ne urdher te nismes “Per nje sjellje te kulturuar brenda e jashte shkolles”,u krijua nje tradite e mire per krijimin e nje ambjenti sa m te kulturuar,te paster e estetik ne shkolle,duke e konsideruar ate si nje vend ku cdo gje duhet te edukoje e te formoje nxenesin si qytetar te kulturuar.Kjo ndikoi ne formimin e rregullit ne shkolle ne mardheniet e nxenesve me njeri-tjetrin.Kjo nisem u shtri dhe ne lagje.

Shkolla ka pase lidhje me shkollen e fshatit Rude (shkembehej eksperienca,ndihmohej shkolla me baze materiale dhe beheshin aktivitete te perbashketa.

Ne vitin 1968 u ndertua kabineti i pare i biologjise nga mesuesit Milika Bezhani dhe u organizua ne shkolle nje seminar ne shkalle republike per shkembimin e pervojes ne organizimin e punes metodike.

Lufta ndaj kritikes,qendrimeve konservatore te mesuesve ndaj nxenesve,liberalizimi i mardhenieve mesues nxenes,forcimi i rolit udheheqes te punes se mesuesit,duke u lene nx. inisjative e veteveprim , ishin gjithashtu disa nga prioritetet e kolektivit pedagogjik gjate ketyre viteve,per t’i aftesuar nx. per veteorganizimin,per te drejtuar e zgjidhur disa nga problemet me shqetesuese te shkolles.

Te para ne aspektin psikologjik,pedagogjik e social,realizimi i ketyre synimeve paraqiste veshtiresi si nga pikepamja e koncepteve te trashguara,ashtu dhe te mungeses se pervojes ne kuptimin e drejte teorik dhe te zbatimit praktit te tyre.

Megjithate trupa pedagogjike e shkolles,duke punuar me pasion,mirekuptim e perkushtim luftonte per te zgjidhur mjaft problem qe qendronin para shkolles,gje per te cilen flasin dhe rezultatet e arritura ne rrjedhen e viteve.

Ne vitin 1984 shkolla fiton vendin e dyte ne konkursin “mesojme dhe edukojme”,ndersa ne vitin 1985 ze vendin e pare ne shkalle republike.

Ne muajin prill 1989 e deri ne fund te vitit shkollor ketu u ndermor nje aksion i rendesishem me qellim riperteritje e te gjithe lokalit dhe te mjediseve te shkolles,krijimin dhe pasurimin e kabineteve mesimore si dhe ten je mjedisi funksional shkolla nderroi pamje.

Ne vitin shkollor 1988-1989 ne kete shkolle mesonin 1268 nxenes nga te cilet 671 ne C.U.

Ishin dhe 2 grupe kopshti me 60 femije.Gjithsej punonin 60 mesues,nder vite ajo eshte drejtuar nga Banu Demiri (me vone pedagoge ne filialin e UT ne durres),Politni Muka,Fatmiar Libohova etj.

Mbas vitit 1990 shkolla “7 Nentori” u nda ne 2 shkolla te pavarura: “Nene Tereza” “Vasil Ziu”,ndersa shkolla “7 Nentori” eshte bashkimi i shkollave “K.Nushi”,”14 Nentori” dhe “S.Noka”.

Me 1992-1996 shkolla “Nene Tereza” kishte 3 objekte mesimore : godina ekzistuese,godina e shkolles se nates dhe ish kopshti i femijeve.

Ne 1996 keto objekte u kaluan pronareve dhe qe nga viti 1996 shkolla ka vetem godinen qe ka sot.Qe nga viti 1992 numri i nx. ishte afersisht 1200,me dy nendrejtor,nje drejtor dhe nje sekretar shkolle.

Me 1994 shkolla “Nene Tereza” beri binjakezim me nje shkolle ne Bitono-Bari ne Itali.Ne vitin 1994-1995 nga shkolla “Nene Tereza” shkoi ne Itali nje grup nxenesish me drejtorin dhe nje mesues per shkembim eksperience.

Gjate 1994 shkolla binjake dergoi ndihma per shkollen tone me orendi mesimore si tavolina.karrige etj.

1992-1996 drejtori ishte z.A.Haveriku e nendrejtor Bujar Seferi e Marjeta Hasho.Ne 1996 z.Haveriku del ne pension dhe zevendesohet.Drejtor shkolle emerohet Myftar Gjonbalaj me 1997.

Ne vitin 2002 drejtore ne shkolle emerohet Shpresa Laro dhe nendrejtore Pranvera Hoxha.

Me 1992-2002 gjuha e huaj ne shkolle ishte gjuha angleze.Ne 2003 futet gjuha italiane per kl. III.

Ne vitin 2002-2003 u be rikonstruksioni i shkolles me fond te dhene nga BB,OPEK nepermjet MASH dhe DAD.

Nje ndihmese te mire kane dhene dhe Bashkia Durres si dhe disa biznese te prinderve te nx. te shkolles.

Me shume rendesi ka qene plotesimi i shkolles me 2 laborator:

1. Kabineti Kimi

2. Kabineti Fizike (me mjete laboratori)

Shenim: Ky document do te jete ne vazhdimesi te hedhjes se materialeve te tjera

Map

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Working Hours :

  • Monday 08:00 - 18:00
  • Tuesday 08:00 - 18:00
  • Wednesday 08:00 - 18:00
  • Thursday 08:00 - 18:00
  • Friday 08:00 - 18:00
  • Saturday -
  • Sunday -

Nearby Places :