AroundMaps Logo
Search
Add Listing

Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare

0

About Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare

Misioni ynë është të ofrojmë shërbim sa më të mirë dhe sa më cilësor për pacientët. Presim sugjerimet tuaja mbi përmirësimin e shërbimeve.

Tags

Map

Item Reviews - 7

Anynomous

"

Nisur nga rasti i publikuar në rrjete sociale lidhur me një vonesë të pretenduar të autoambulancës për ti dhënë ndihmën një pacienti, Spitali Rajonal Fier sqaron se:

Sapo është marrë thirrja me anë të një telefonate në numrin e 127 në orën 11:54, një autoambulancë me mjekë dhe infermierë është nisur menjëherë, vetëm 1 minutë pas njoftimit, dhe ka mbërritur pranë vendit ku ndodhej i moshuari në orën 12:02.

Menjëherë pacienti N. RR është transportuar në Spitalin Rajonal Fier..., në prani edhe të forcave të policisë. Në orën 12:20 është konfirmuar mbas ndërhyrjeve reanimatore nga reanimatori diagnoza Ekzitus.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila bën me dije gjithashtu se të gjitha thirrjet për ndihmë janë të rregjistruara në sistem, të cilave u përgjigjen në kohë nëpërmjet flotës së zgjeruar me autoambulanca duke bërë të mundur dhe shkurtimin e kohës së mbërritjes në destinacion.

See More "

15 July 2023

Anynomous

"

Per me te miren ne Bashkine Fier ,por jo vetem👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏!

#ShëndetiJuajMisioniYnë!

"

07 July 2023

Anynomous

"

Dhe puna vazhdon ...

#ShëndetiJuajMisioniYnë

"

04 July 2023

Anynomous

"

Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për të përfituar nga një sistem modern referimi on line, i vetmi që adreson pranë mjekëve specialist pacientët e paraqitur tek mjekët e familjes.

Mirëkuptimi Juaj, jo vetëm do të shmang radhët në recepsion, por do të evitoj edhe pritjet në dyert e Poliklinikës.

Respektoni ditën dhe orën e vizitës, ne jemi këtu me mjek dhe staf të specializuar.

...

#SpitaliRajonalFier #ShëndetiJuaj #MisioniYnë

Edhe pse është instaluar dhe funksionon nje sistem i mirëfilltë on line për referimin e vizitave tek mjeket specialist, sërish në poliklinikën e specialiteteve në Fier ka fluks qytetarësh.

Këta të fundit ende nuk janë mësuar me këtë mënyrë të re funksionimi, e cila nëse zbatohet me përpikmëri eleminon radhët dhe shmang pritjet e gjata.

Për shefen e poliklinikës së Fierit, doktoreshen Greta Gjini, kërkohet bashkëpunimi I qytetarëve, për të evituar problematikat, pasi në shërbim të tyre janë mjekë, infermier dhe staf ndihmës, të cilët garantojnë shërbim cilësor dhe në kohë, pa u dashur të presin në radhë në recepsion.

See More "

31 May 2023

Anynomous

"

Stop Infeksioneve Spitalore.

Rritje e cilësisë së shërbimit dhe ofrojmë me shume siguri për pacientët.

Me shtrirjen e programit kombëtar të sterilizimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Spitalin Rajonal Fier prej disa ditësh ka filluar shërbimi i çertifikuar i sterilizimit të instrumentave kirurgjikale në repartin e obstetrik-gjinekologjisë, kirurgjisë, ORL dhe mikrokirurgjisë.

...

#Shëndetijuaj #Misioniynë

See More "

23 May 2023

Anynomous

"

“Infermierë për Shqipërinë”, përzgjidhen vëndet e punës sipas renditjes së fituesve.

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Fierit përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

Me një proçedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Spitalit Rajonal Fier, 122 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Fierit, përzgjodhën sipa...s renditjes vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e qarkut Fier.

Proçesi u përmbyll me sukses sot me datë 24 Prill 2018.

Për t’u theksuar, pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për t’u punësuar për çdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore në qarkun e Fierit ku kandidatët kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues.

Proçesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qënë një proçes transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, proçesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurimit.

See More "

24 April 2023

Anynomous

"

Punojmë çdo ditë për të ofruar jo vetëm shërbim mjekësor cilësor, por edhe kushte sa më të mira hospitalizimin për qytetarët.

Kanë mbërritur sot në Spitalin Rajonal Fier shtretër, komodina, stative për repartet e Pranim-Urgjencës, Kirurgjisë dhe repartin Gjenekologjik në Maternitet.

Puna jonë do të vazhdoj për kushtet sa më të mira ndaj të gjithë pacientëve dhe stafit mjekësor.

...

#ShëndetiJuajMisioniYnë

See More "

15 April 2023

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Location / Contacts :