AroundMaps Logo
Search
Add Listing

Agjensi Udhetimi - Tirana Travel

0

About Agjensi Udhetimi - Tirana Travel

Me Tirana Travel udhetimi juaj behet me i kendshem.

Description

Do te na gjeni ne :rrugen bulevardi zogu i pare (1) perballe fakultetit te shkencave dhe prane maternitetit " Nena Geraltine".
Ju Sherbejm

- Paketa turistike
- Bileta Avioni
- Bileta Trageti
- Bileta Autobusi
Siguracion per shendetin dhe per makinat tuaja

Map

Item Reviews - 9

Anynomous

"

12 Korrik – Sarajevë Mostar Medjugore – 99€ Detajet e Turit Udhëtim 3 ditor në Sarajevë Mostar Medjugore 99 Euro Çmimi 99 Euro Data e udhëtimit:

...

12 – 14 Korrik

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në orën 05:00. Kalimi nga pika doganore e Hanit të Hotit. Kalimi nëpërmjet Nikshic, Trebinje. Pushim i shkurtër gjatë rrugës. Pas këtij pushimi do të nisemi në drejtim të territorit Boshnjak. Vazhdojmë rrugën drejt qytetit të Sarajevës. Mbërritja në Sarajevë dhe akomodimi në hotel. Darka ne hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Vrelo Bosna ose Mushkeritë e Sarajevës.(pagesë extra 1 euro). Nisemi drejt qëndrës historike të qytetit Bascarsia ku do të vizitojmë: Ura Latine, Vijesnica, Pedonalja Ferhadija si dhe pikat kryesore të qytetit. Vizitë në Parkun e Madh të Ilidzes, në Pedonalen Velika Aleja, ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake. Kthimi në hotel dhe shfrytezimi i ambienteve të hotelit. Darka në hotel.

Dita e tretë: Mëngjesi në hotel. Nisemi drejt Mostarit ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betontë të Mostarit (e vetmja në botë). Pas vizitave në Mostar nisemi drejt Medjugores. Kohë në dispozicion për të vizituar Kishën Shën Jakovi, Kisha kryesore e qytetit. Pas vizitave në Medjugore nisemi drejt Tiranës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mberritja në Tiranë.

Në çmim përfshihet: -Udhëtim me autobus komod vajtje ardhje. -Akomodimi në Hotel për 2 netë qëndrimi. -Mëngjeset dhe darkat. -Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit. Në çmim nuk përfshihet: -Kërkesat ekstra jashtë programit. -Siguracioni i shëndetit në udhëtim -Vizita tek kryqi në Medjugorje me transportin tonë, lëvizje individuale.

Fëmijet: – Nga 0-2 vjeç janë falas; – Nga 2-12 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, perfiton 20 Euro zbritje; – Mbi 12 vjeç paguan si i rritur. – Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njerin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

See More "

20 June 2023

Anynomous

"

Udhëtim 5 ditor në Selanik Stamboll Sofje 139 Euro 22 – 26 Maj dhe data te tjera.

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 03:00 të mëngjesit. Udhëtimi me autobus vazhdon drejt Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në hotel, darka e lirë.

...

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Me pas nisemi për vizitë panoramike të qytetit të Selanikut ku vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, Zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahçe, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, më pas vizitë në sheshin Taksim dhe në kullën e Gallatës. Mbasdite e lirë.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite nisemi për në Sofje. Mbrritja në Sofje, sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet kryesore të qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë. Në çmim përfshihet: – Udhëtimi me autobus vajtje ardhje – Akomodim në hotel – Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. – Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. Në çmim nuk përfshihet: – Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. – Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Cmime të përafërta: (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shën Sofisë 10 Euro, Çisterna 5 Euro, Shetitja me Anije 5 Euro, Akuariumi 12 Euro, Muzeu i Luftes 2 Euro).

See More "

16 May 2023

Anynomous

"

Stamboll me avion 3 dite, 6, 8, 15, 22 Mars 259€ Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

► 6, 8, 15 dhe 22 Mars (8 Mars cmimi 258 €)

...

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll ne oren 02:45. Mbërritja në Aeroport ne ora 06.20. Nisim direkt shetitjen tone ne nje nga zonat me terheqese te Kodra e te Dashuruarve (Çam Lixha- pikën më të lartë të qytetit). Aty mund te shijoni pamjen e qytetit nga lart nen rrezet e para te diellit. Vizitë në Taksim dhe me pas transferta dhe sistemimi ne hotel.

Ne darke vizite me metro ne ndertesen me te larte ne Turqi, Istanbul Sapphire, 54 katshe, dhe stimulim 5D me helikopter mbi qyetetin e Stambollit (hyrja pagese ekstra 15 euro). Kthimi dhe fjetja ne hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: vizite tek Bazilika e famshme Shën Sofias(hyrja 10 euro), Xhamia Blu ( per shkak te restaurimeve nuk lejohet hyrja brenda), Sarajet e Topkapise (opsionale hyrja 10 euro). Me pas vizite ne Kapali Carsisi(vetem 700 m larg hotelit). Ne mbremje shfaqje e Nates Turke ne anije, nen uren e Bosforit ku perfshihet darka dhe pije pa limit (35 euro). Fjetja ne hotel.

Dita e Trete: Mëngjesi i vone në Hotel. Vizite ne muzeun Panorama 1453(hyrja opsionale 5 euro). Vazhdojme shetitjen dhe kemi mundesine per te vizituar Akuariumin Florja (Hyrja opsionale 15 euro) dhe me pas udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për tre orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Me pas vizite ne qendren tregetare “Via airport” Kthimi eshte ne oren 21.40. Mbërritja në aeroportin e Rinasit.

Në pagesë përfshihen: -Bileta e avionit vajtje – ardhje. -Akomodimi në hotel Luksoz Buke me 4 yje, superior, në qendër të pjesës Europiane të Stambollit –Mëngjeset për të gjitha ditët e qëndrimit -Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit) -Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit -Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport -Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën dhe Azinë. Ne pagese nuk perfshihet: – Te gjitha atraksionet qe ne program jane shenuar me pagese extra – Cdo gje qe nuk eshe permendur ne rubriken “perfshihet” Femijet: 0-2 vjec paguan 100 euro. 2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 30 euro zbritje mbi 12 vjec paguajne si i rritur *personi “tek”, ne dhome 2-she, paguan 270 euro.

See More "

27 February 2023

Anynomous

"

Udhëtimi 2 ditor Budva Kotor 45 Euro

Datat e nisjeve:

7-8, 8-9, 9-10 , 16-17, 23-24, 30-31 Mars

...

Dita e pare: Tiranë – Kotor – Budva – Ulqin Nisja nga Tirana në oren 06:30. Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Pas mëngjesit ndalesë panoramike në Shën Stefan. Nisemi drejt qytetit të Kotorit ku do të viziojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës. Në Budva do të vizitojmë Kërcimtaren e Budves, Qytetin e Vjetër, Citadelën, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit. Akomodimi në hotel në Ulqin. Darka në Hotel.

Dita e dyte: Ulqin – Ada Bojana – Tiranë Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë Kalanë e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shëtitoren në Plazh të vogel. Më pas shkojmë në Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna) ku mund të konsumoni drekën me produkte të fresketa peshku. Mberritja në Tiranë rreth orës 20:00. Në çmim përfshihet: -Guidat sipas programit -Transporti me autobus komod -Akomodimi në Hotel me 3* ne Ulqin -Mëngjesi dhe darka

Pagesat e fëmijëve: 0 – 2 Vjeç (Falas) 2 – 11 Vjeç (70% të shumës) Mbi 11 Vjeç – Pagesë e plotë Në çmim nuk përfshihet: 1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. ( Citadela Budva 2.5 Euro, Shetitje me anije në Kotor 5 Euro) 3.Siguracioni i Shëndetit në udhetim #Shënim ► Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet. ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.

See More "

26 February 2023

Anynomous

"

Stamboll, 4 Dite, 99€/Person, Nisje 07 Mars 4 Dite nga 99 €/Person (Hotel 3*+) 109€/Person (Hotel Akgun 5*)

DATA TE TJERA PER VITIN 2019 31 Janar, 14 dhe 28 Shkurt, 7, 14 dhe 21 Mars

...

Dite nga 99 €/Person (Hotel 3*+) 109€/Person (Hotel Akgun 5*)

Programi i detajuar

Dita e Parë : Nisja nga Tirana në oren 22.00 te nates te nje dite me pare dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Ndalese e shkurter ne hyrje te qytetit dhe vazhdim I rruges drejt Stambollit. Akomodimi ne hotel.

Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Mëngjesi në Hotel. Paradite lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitsa. Pas anijes shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës dhe vizite ne sheshin Taksim, Pasdite do vizitojme kodren e te dashuruarve, pika me e larte nga ku shihet qyteti.

Dita e Tretë: Pas mengjesit ne hotel, vizite ne Akuariumin Florya, akuariumin me te madh ne rajon dhe me pas Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, Sarajet e Sulltanit. Pasdite vizite ne pazarin e vjeter te qytetit. Me deshire Turkish night show gjate darkes

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Shqiperi, ndalese ne kthim ne Selanik, vizite panoramike e shkurter e Kulles se bardhe, Sheshi Aristoteli dhe Hagia Sophia. Vazhdimi I udhetimit drejt Tiranes ku mendohet te kthehemi naten vone.

Ne cmim perfshihet: 1. Udhetim vajtje-ardhje, transfertat dhe shetitjet me autobus. 2. Akomodim ne hotel per 3 nete qendrimi. 3. Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit. 4. Shoqerues shqiptar gjate qendrimit jashte Shqiperise. 5. Anije ne Bosfor rreth 2 ore e gjysem ekstra 5 euro/person

Politikat e femijeve 0-2 vjec falas 2-5.9 vjec 60 euro (akomodim ne dhome bashke me dy te rritur) 6-11.9 vjec 85 euro (akomodim ne dhome bashke me dy te rritur)

Dhome single (Hotel 3* +35 euro shtese) Dhome single (Hotel 4* +60 euro shtese)

Tarifat e hyrjeve ne muze dhe aktivitetet e tjera (jo me detyrim) * Shen Sofia 60 turkish lira (rreth 8 euro) * Sarajet e Sulltanit 60 turkish lira (rreth 8 euro) * Akuariumi 15 euro * Turkish night – Harem 30 euro (ne cmim perfshihen transport nga hoteli ne anije, lundrim me anijen Pereme 4 ore gjate darkes, darka me pije pa limit, show me valle dhe kercime tradicionale turke, kohe e lire per kercim)

See More "

19 February 2023

Anynomous

"

Struge, Oher, Shen Naum. 35€, 2 Dite. Nisje 8 Dhe 9 Mars Programi i detajuar

Dita 1. Nisja nga Tirana ne mengjes ne oren 08:00. Pas nje udhetimi prej rreth 3 oresh mberrijme ne Qafe Thane ku do te bejme procedurat kufitare. Pushime te shkurtra gjate rruges per kafe. Rinisim udhetimin tone drejt Struges ku do te bejme nje vizite te qytetit pergjate lumit qe pershkon qytetin mes per mes. Kohe e lire per dreke dhe per Pazar. Pas dreke bejme akomodimin ne hotel dhe pergatitemi pe...r darken. Mbremje festive me muzike.

Dita 2. Pas mengjesit ne hotel fillojme udhetimin tone drejt qytetit te Ohrit. Vizitojme pazarin e vjeter ose sic quhet ndryshe Carshia, vizite ne Kishen Shen Sophia, Amfiteatri I vjeter, Kalane e Ohrit dhe Kishen e Shen John. (Opsionale shetitje me varke individualisht). Pas vizites ne Oher nisemi drejt Manastirit te Shen Naum nje nga pikat turistike me te vizituara ne Maqedoni. Pas kryerjes se procedurave kufitave ndalese ne Drilon per dreke. Pas dreke kthimi per Tirane ku mendojme te kthehemi nga darka vone.

Ne cmim perfshihen: – Transporti vajtje-ardhje me autobus komod. – Akomodimi 1 nate ne Hotel 4* – Mengjesi dhe darka – Vizitat sipas programit.

Ne cmim nuk perfshihen: -Gjithcka qe nuk permendet ne program -Siguracion I shendetit (I keshillueshem por jo I detyruar)

Politikat e femijeve 0-2 vjec falas nese akomodohen ne dhome me dy te rritur 2-12 vjec 50% ulje nese akomodohen ne dhome me dy te rritur

Dhome teke +20 euro shtese

See More "

19 February 2023

Anynomous

"

Liqeni Matka, cdo te shtune, 2 ditë, €55 Datat e tjera te nisjeve:

► 1, 7, 8, 14, 21, 28 Prill ► 5, 12, 19, 26 Maj

...

Programi :

Dita e Pare: Vizitë e Kanionit Matka dhe lundrim në liqen

Nisja ne mengjes nga Tirana ne oren 05:00 drejt Maqedonise. Gjate rruges do te ndalojme ne qytetin e poeteve, ne Struge ku do te pime kafen buze Drinit te Zi. Pas pushimit nisemi drejt Kanionit te Matkes ne perendim te qytetit te Shkupit, ne nje hapesire rreth 5000 hektaresh me bukuri natyrore te paharrueshme dhe Manastire mesjetare.

Me deshire mund te konsumoni dreken ne njerin prej restoranteve buze liqenit ose mund te beni shetitje me motoskafet pergjate liqenit. Lundrimi do te jete deri ne shpellen e Vrelo e cila eshte listuar si nje prej bukurive natyrore me te vecanta ne bote. Me pas kthimi ne mol. Me pas udhetojme drejt qytetit te bukur te Shkupit. Vizita jona fillon nga shtepia e Nene Terezes, per te kaluar me pas tek sheshi i shatrivanëve “Aleksander i Madh”, ura e Gurit, ura e Artisteve, Blloku i Muzeve, carshia e vjeter, etj. – Nisja per ne Tetove per tu akomoduar ne hotel me 4*, ne qender te Tetoves. – Darka ne restorantin e hotelit. Mbremja e lire.

Dita e dyte: Pas mengjest ne hotel, vizitojme Tetoven, ose “Kalkandele” sic quhej gjate pushtimit Osman, dhe atraksionet turistike me te bukura te qytetit. Pas drekes nisemi drejt Ohrit. Mberritja ne Oher dhe ndalese per kafe buze liqenit. Pas pushimit ne Oher, nisja drejt Tiranes. Mberritja ne Tirane ne darke. Fundi i sherbimeve tona.

Ne cmim perfshihen: – Transport komod Tirane – Matka – Shkup – Tirane – 1 nate akomodim ne hotel me 4* ne qender te Tetoves – Mengjesi dhe Darke gjate qendrimit ne hotel

Ne cmim nuk perfshihen: – Dreka e seciles dite – e motoskafit per shetije 90 minuta ne liqenin Matka – 7 euro/ 90 min (opsionale)

Cmimi per femijet: 0-2 vjec falas 2-12 vjec 10 euro zbritje mbi 12 vjec pagese te plote

See More "

22 March 2023

Anynomous

"

Pashket ne Korfuz, 7 Prill, 3 dite 108€ Programi

Dita 1: Nisja nga Tirana në orën 21:00 ne daten 06 Prill dhe udhëtimi me autobus për në Korfuz nëpërmjet Igumenicës me autobuz dhe traget. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Korfuz.... Festimi i Pashkeve ne Korfuz eshte krejtesisht ndryshe nga cdo vend tjeter ne Greqi dhe vecanerisht mbreselenes per ata qe e vizitojne ishullin per here te pare. Eshte nje festival madheshtor ne te cilin nderthuren ne menyre harmonike Feja Ortodokese, Traditat Pagane, prania e forte e Shen Spridhonit, Komuniteti Katolik me influencen Veneciane shoqeruar nga banda filarmonike dhe atmosfera pranverore. Ne oren 11:00 ndodh Ringjallja e pare dhe tradita e ” Hedhjes se Vazove” dhe ne vazhdimesi tradita e “Mastelas”. Sistemimi në hotel. Dreka ne Hotel. Ne varesi te kohes relaks ose shetitje ne qytet. Darka ne Hotel. Pas darkes, sipas deshires hoteli vendos ne dispozicion autobusa per te ndjekur Ringjalljen e dyte ne oren 24:00 ne nje prej kishave te aferta ose ne qender te Korfuzit shoqeruar gjithmone nga banda filarmonike.

Dita 2: Mëngjesi në Hotel. Paradite e lire ne ambientet e hotelit dhe organizimi i drekes se Pashkeve me muzike live dhe gatime tradicionale rreth ores 12:00.

Pasdite, vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si:

Kalaja e vjetër – Paleo Frourio; Kalaja e re – Neo Frourio; Sheshi venecian Spianada; Rrugicat e shtruara me kalldrëm të qytetit të Korfuzit që është pjesë e UNESCO-s; Pallati i Mbretëreshës Sisi. (opsionale me pagese ekstra) Kthimi dhe Darka ne Hotel.

Dita 3: Mëngjesi në hotel. Paradite e lire.

Nisja në 14:30 për kthimin. Udhëtimi i kthimit me traget dhe autobus për në Tiranë, nëpermjet Igumenicës, Qafë Botës dhe Sarandës.

Pushime të shkurtra gjatë rrugës.

Mbërritja në Tiranë.

Në cmim përfshihet

Udhëtimi vajtje – ardhje me autobuz. Akomodimi në hotel 4* Aquis Sandy Beach Shërbimi All inclusive – me mengjes, dreke, darke dhe pijet e perfshira. Shëtitjet në Korfuz me autobus (sipas programit). Shoqërues gjatë udhëtimit Në cmim nuk përfshihet

Bileta e tragetit Igumenice – Korfuz – Igumenice (€17). Ky cmim vlen vetem per periudhen e Pashkeve. Cdo gjë që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet. Taksa e qytetit qe eshte e vlefshme qe ne Janar te 2018, 1.5 euro per dhome ne hotel me 3*, 2 euro per dhome ne hotel me 4* dhe 4 euro per dhome ne hotel me 5*. Fëmijët

0-2 vjec janë falas; 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhome me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje; mbi 12 vjec paguan si i rritur; nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

See More "

22 March 2023

Anynomous

"

Turi zgjat 3 dite 105 Euro/personi Date : 9 – 11 Mars Dita 1: Ora 05.00 Nisja nga Tirana. Kalimi nga pika doganore e Hani i Hotit. Kalimi nepermjet Nikshic, Trebinje. Pushim i shkurter gjate rruges. Pas ketij pushimi do te nisemi ne drejtim te territorit boshnjak. Vazhdojme rrugen drejt qytetit te Sarajeves. Mberritja ne Sarajeve dhe akomodimi ne hotel. Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet e hotelit pishina e mbyllur. Darka ne hotel. Dita 2:... Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Vrelo Bosna ose Mushkerite e Sarajeves.( pagese extra 1 euro). Nisemi drejt qendres historike te qytetit Bascarsia ku do te vizitojme: Ura Latine , Vijesnica, Pedonalja Ferhadija si dhe pikat kryesore te qytetit. Vizite ne Parkun e Madh te Ilidzes, ne Pedonalen Velika Aleja, Ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake Kthimi ne hotel dhe shfrytezimi i ambienteve te hotelit. Darka ne hotel. Dita 3: Mengjesi ne hotel. Nisemi ne Mostar ku do te kemi mundesine te shohim Uren e famshme te Mostarit, rrugen e dyqaneve te mjeshterve te vjeter, Xhamine e Madhe dhe Katedralen e Betonte te Mostarit ( e vetmja ne bote). Pas vizitave ne Mostar nisemi drejt Medjugores, Kohe ne dispozicion per te vizituar Kishen Shen Jakovi, kisha kryesore e qytetit Pas vizitave ne Medjugore nisemi drejt Tiranes. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane. Ne cmim perfshihet: Udhetim me autobus komod Tirane-Sarajeve-Tirane. Akomodimi ne Hotel 4* per 2 nete qendrimi. Mengjeset dhe darkat. Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit. Shfrytezimi i pishinave dhe xhakuzit ne ambjentet e brendshme te hotelit. Ne cmim nuk perfshihet: Kerkesat ekstra jashte programit. Siguracioni jetes Vizita tek kryqi ne Medjugorje.

Femijet: 0-2 vjec jane falas; 2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 20 Euro zbritje; mbi 12 vjec paguan si i rritur. nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

See More "

16 February 2023

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Working Hours :

  • Monday 07:00 - 21:00
  • Tuesday 07:00 - 21:00
  • Wednesday 07:00 - 21:00
  • Thursday 07:00 - 21:00
  • Friday 07:00 - 21:00
  • Saturday 07:00 - 21:00
  • Sunday 07:00 - 21:00

Location / Contacts :