AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About Alergjia dhe Imunologjia

Sherbime mjekesore reth Alergjive

Map

Item Reviews - 6

Anynomous

"

Gezuar e Pershumevjet 2020! Shendet e mbaresi ne familjet tuaja!😊

"

30 December 2023

Anynomous

"

Mjekja Ornela Marko shpjegon trajtimin e hershem te simptomave te Azmes per parandalimin e komplikimeve te mevonshme. Ndiqni intervisten

"

07 May 2023

Anynomous

"

Sezoni i vjeshtes eshte ne muajin e dyte. Keto keshilla jane te domosdoshme per tu informuar reth alergjive. Gjithmone kontaktoni Mjekun Alergolog per konsulta

"

02 October 2023

Anynomous

"

2 Maji , dita boterore e Azmes . Sytë e skuqur, te përlotur , rrufa, teshtimat, kolla - këto simptoma të njohura nga te gjithë të thonë qe pranvera është në ajër. Miliona njerëz vuajnë nga alergjitë sezonale të shkaktuara nga poleni, jo vetëm në pranverë, por dhe në verë dhe vjeshtë gjithashtu, -dhe tani faktet tregojnë që numri i tyre do të rritet si pasoje e ndryshimeve klimaterike. Provat deri më tani jane paraprake, por ato tregojnë për një sërë faktorësh që favorizojnë... zgjatjen në kohë te sezonit te polenizimit, sidomos për bimët alergjishkaktuese dhe që ndikojnë në ekzacerbimet e azmës. Në një deklaratë të publikuar vitin e kaluar, nga Organizata Botërore e Alergjisë, ku përfshihen 97 shoqata mjekësore nga e gjithë bota, thuhej se ndryshimi i klimës do të ndikojë në fillimin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e sezonit polenik si dhe do të përforcojë efektet sinergjike të ndotësve te mjedisit dhe të infeksioneve respiratore në pacientet azmatike. Dioksidi i karbonit (CO2), përveç të qënurit burimi kryesor i ushqyerjes së bimeve, për kryerjen e procesit te fotosintezës, është gazi kryesor që ndikon drejtperdrejt në ngrohjen globale. Kur ekspozohen ndaj temperaturave të ngrohta dhe niveleve më të larta të CO2 , bimët fillojne procesin e vegjetacionit më herët dhe e mbarojnë më vonë, duke bërë të mundur prodhimin e më shumë poleneve. Dhe faktorë të tjerë, të tillë si ndryshimi i dietës dhe higjiena më e mirë, kontribuojnë në përhapjen e astmës dhe rrufës alergjike, duke kufizuar ekspozimin ndaj alergenëve që në femijërinë e hershme dhe duke ndryshuar kështu zhvillimin normal të sistemit imunitar. 10-30% të popullsisë botërore eshte e prekur nga riniti alergjik dhe 300 milionë njerëz në mbarë botën të prekur nga azma, por cka është kryesorja, trendi sugjeron se prevalenca e azmës, duke përfshirë format e sëmundjes shkaktuar nga poleni, myku, dhe substanca të tjera alergjike, është në rritje. Azma ne femijeri, ne SHBA për shembull, u dyfishua nga viti 1980 deri në vitin 1995. Duke qene se pacientet, ankesat e mësiperme i konsiderojnë si gjendje virale (grip), i nënvleresojnë dhe nuk kontaktojnë mjekun specialist perkatës, mjekun alergolog. Në këtë menyrë ata jo vetëm që përkeqësojnë sëmundjen e tyre, por dhe ulin cilësinë e jetës, dhe shtojnë shpenzimet për te kuruar ashtu si duhet sëmundjen. Mos e neglizhoni konsultën me alergologun sepse trajtimi në kohë dhe ashtu si duhet mund të ndryshojë totalisht jeten tuaj.

Dr Ornela Marko, Alergologe, Spitali Amerikan 2

See More "

19 April 2023

Anynomous

"

Imuno Terapia per alergjine ndaj Kikirikut

"

12 March 2023

Anynomous

"

Alergjia nga bari (Hay Fever)? -

Eshte nje term i perdorur qe ne lashtesi, por qe ne te vertete nuk ka fare te beje me barin. Perkundrazi, eshte nje togfjalesh qe perdoret per te futur ne nje emerues te perbashket simtomat e alergjive te veres. Ambrozia eshte nje nder shkaktaret kryesore te “alergjise nga bari”, e njohur gjithashtu dhe si rinit alergjik. Bima zakonisht fillon lulezimin ne mes te muajit gusht dhe mund te jete problematike deri ne ngricat e para, ne varesi te vendit ku banon personi alergjik. Duhet te kontaktoje patjeter mjekun alergolog per te mare terapine e nevojshme per kontrollin e simtomave apo per te percaktuar efikasitetin e vaksines.

"

19 December 2023

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Working Hours :

  • Monday 09:00 - 16:30
  • Tuesday 09:00 - 16:30
  • Wednesday 09:00 - 16:30
  • Thursday 09:00 - 16:30
  • Friday 09:00 - 16:30
  • Saturday 09:00 - 12:00
  • Sunday -

Location / Contacts :