AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About Bledi Çuçi

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Tags

Map

Item Reviews - 29

Anynomous

"

Tek Ora News duke folur për situatën emergjente të krijuar pas lëkundjeve sizmike të ditës së sotme. Deri më tani nuk kemi raportime për dëmtime të digave, rezervuarëve apo argjinaturave. Sidoqoftë gjithë strukturat tona janë në terren për të verifikuar nga afër gjithçka. Nesër do të kemi një pasqyrë më të plotë të gjendjes. E rëndësishme është se nuk kemi humbje jetësh njerëzore.

"

22 September 2019

Anynomous

"

Investimi në argjinaturën e Drinit në Shëngjin është ndërhyrja e radhës në infrastrukturën për mbrojtjen nga përmbytjet👍 Punimet janë drejt fundit👏

"

21 September 2019

Anynomous

"

Në Shëngjin është drejt fundit një tjetër investim për mbrojtjen nga përmbytjet.✅ 5.4 Km argjinatura të Drinit po rehabilitohen për të shmangur rrezikun e vërshimit të ujërave që përmbytin hektarë të tërë tokë bujqësore në këtë zonë. 👏Kjo nuk është ndërhyrja e vetme në qarkun Lezhë.👉 Kemi bërë gjithashtu edhe rehabilitim të argjinaturave në lumenjtë Drojë e Mat.👍 Do të vazhdojmë me investime të tjera infrastrukturore në çdo vend ku ka rrezik nga përmbytjet.💪

"

19 September 2019

Anynomous

"

Markata e Shëngjinit, e para e këtij lloji në Shqipëri, do të jetë gati brenda pak kohësh. Më pas nisim punën për markatën e Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.👍 Peshkimi mbetet sot një nga sektorët që po përformon më mirë në ekonominë shqiptare.✅

"

18 September 2019

Anynomous

"

Inovacion 🙂

"

17 September 2019

Anynomous

"

Shëngjini do të ketë një markatë peshku të ngjashme me ato në vendet e Mesdheut.👏 Investimi prej 60 milionë lekësh është drejt fundit. Kjo është markata e parë e këtij lloji në Shqipëri, por jo e vetmja. 👍Po punojmë edhe për Vlorën e Durrësin e më tej për Sarandën. 🐟🦞 Markatat sjellin liberalizim të tregut dhe rritje te zënieve dhe të cilësisë së peshkut, si dhe ulje të kostove në stabilimente.✅ Në markatën e Shëngjinit do të aplikojmë edhe formën e parë elektronike të ankand...it. 👉Ky investim i ri imponon edhe një formë të re menaxhimi e organizimi të punës nga peshkatarët. Veç kësaj markate në Shëngjin do të investojmë edhe në infrastrukturën e portit, për t’i krijuar peshkatarëve të gjitha lehtësitë, si dhe do të lirojmë portin nga anijet e vjetra dhe mjetet motorike të sekuestruara që gjenden aty prej vitesh.➡️ Peshkimi është një nga sektorët me rritjen më të madhe në ekonominë tonë prandaj çdo investim në të nxit më tepër zhvillimin dhe krijon vende të reja pune. 💪

See More "

17 September 2019

Anynomous

"

Që prej viteve ’70 në argjinaturën e Bunës pranë fshatrave Pentar e Luarëz nuk ishte kryer asnjë ndërhyrje serioze. ➡️ Ka pak muaj që kemi nisur një investim të madh, për të eleminuar rrezikun e përmbytjes së rreth 1200 hektarëve tokë bujqësore në këtë zonë të Shkodrës.✅ Punimet pritet të purfundojnë përpara sezonit të reshjeve. 👏 Vijojmë me investime të tilla edhe në zona të tjera problematike të vendit.👍

"

17 September 2019

Anynomous

"

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk do rrezikohen më të përmbyten nga vërshimi i ujërave të Bunës.🤗 Investimi që po bëjmë në argjinaturën pranë fshatrave Pentar e Luarëz është ndërhyrja më e madhe dhe më serioze që prej viteve ’70. ✅Skarpatet e brendshme të kësaj argjinature 6.5 Km po vishen me beton. 👍Kërkova që punimet të përmbyllen përpara se të nisë sezoni i shirave. ➡️Ndonëse me natyrën nuk përballemi dot e as nivelin e reshjeve s’e kemi në dorë, ne do të bëj...më të gjitha përpjekjet që të evitojmë përmbytjet.✍️ Vetëm në qarkun Shkodër prej vitit 2013 kemi dhënë rreth 1 miliard lekë investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet, si dhe për skemat e ujitjes. Aktualisht kemi edhe kantiere të tjera rehabilitimi të argjinaturave në të gjithë vendin, për të mbrojtur zonat e banuara, tokat bujqësore dhe gjënë e gjallë nga vërshimi i lumenjve gjatë dimrit. 😊

See More "

16 September 2019

Anynomous

"

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste Gjirokastër.🤝 Po nisim një proces të zgjedhjeve të brendshme nëpër struktura, për t’i dhënë hapësirë drejtuesve dhe aktivistëve më të spikatur, por edhe për të afruar njerëz të tjerë të rinj. ✅PS është një parti e madhe dhe e hapur. 👉Çdo kontribut është i çmueshëm jo vetëm në strukturat tona partiake, por në të gjitha nivelet e qeverisjes.✍️ Besoj se në fund të këtij procesi do të kemi jo vetëm njerëzit më të mirë, por edhe një riorganizim strategjik të ri, që do të na udhëheqë drejt suksesit në ballafaqimin elektoral të radhës. 🇦🇱🇪🇺 #PS🌹

"

16 September 2019

Anynomous

"

14 vite më parë ishte një prej maturanteve ekselente të gjimnazit ‘Asim Zeneli’, sot është nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër. ☺️ Ju prezantoj me Jorida Muhon, vajzën e cila rikthehet në qytetin e saj pas një eksperience fantastike si arkitekte në Qipro. 👉Nis kështu një sfidë të re, por me dyfish përgjegjësi në një qytet që siç thotë Ismail Kadare “i ka thyer të gjitha ligjet e arkitekturës dhe urbanistikës”.😁 Gjirokastra ka nevojë më shumë se kurrë për të rinjtë, për mental...itetin dhe profesionalizmin e tyre. ✅Le të jetë shembulli i Joridës edhe një ftesë për shumë të tjerë, që të rikthehen në vendlindje dhe të kontribuojnë në forma nga më të ndryshmet.🤝 Jo thjesht në administratën lokale, por pse jo duke hapur një biznes, duke i bërë vend vetes në një qytet të përbotshëm. Perspektiva turistike e Gjirokastrës është e jashtëzakonshme. Kjo është parë nga viti në vit. 👏Me investimet që kemi bërë dhe do të bëjmë në vijim, nuk do të jetë e largët dita që Gjirokastra do të shndërrohet në një pol të rëndësishëm të turizmit në jug të vendit.💪 Urimet më të mira për Joridën! 🙏

See More "

16 September 2019

Anynomous

"

16 shtatori për nxënësit e gjimnazit "Asim Zeneli" në Gjirokastër nuk është thjesht dita e parë e vitit të ri shkollor. ➡️ Ka edhe një domethënie tjetër. Ata do të gjejnë një gjimnaz të rikonstruktuar plotësisht. ✅ "Asim Zeneli" radhitet mes gjimnazeve elitare të vendit, ku kanë studiuar edhe emra të shquar të letrave shqipe si Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj.🙏 Vazhdon të jetë i tillë edhe sot. 👍 Investimi që bëmë e radhit këtë shkollë ndër më të mirat në vend edhe në aspektin e ambienteve të reja dhe bazës materiale sipas standardeve më të larta. ✍ Ky gjimnaz me moshë afërsisht sa mosha e shtetit shqiptar jam i bindur që do të vijojë të jetë ndër më të mirët në të gjithë hapësirën shqiptare edhe në të ardhmen. Veç vlerësim dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer të mësuesve ndër vite. Ta gëzoni shkollën dhe suksese😊

"

15 September 2019

Anynomous

"

Gjithçka gati për nisjen e vitit të ri shkollor në Gjirokastër. 👏 Përkundër kohës së shkurtër që kishte në dispozicion dhe burimeve financiare të kufizuara, Bashkia ia doli mbanë t'i bënte gati shkollat në mënyrë që asgjë të mos mungonte, jo thjesht për ditën e parë, por edhe në vijimësi të vitit shkollor që nis nesër. ✅ Ne kemi detyrim të punojmë për shkolla e kopshte me infrastrukturë më të mirë, ndërsa ju duhet të dilni me dhjeta 😃 Suksese për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Gjirokastrës😊

"

15 September 2019

Anynomous

"

Me rreth 34 milionë lekë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbështetur ngritjen dhe zgjerimin e thertore 'Mnelës' në Lezhë. 👏Një rrjet i tërë thertoresh është ngritur vitet e fundit në të gjithë vendin duke i dhënë fund kështu fund therjes së kafshëve në kushte e standarde të papërshtatshme për sigurinë ushqimore.✅

"

15 September 2019

Anynomous

"

Jemi të fokusuar tek rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos tek produktet me origjinë shtazore.👉 Me disiplinimin e therjes së kafshëve në rrjetin e thertoreve në të gjithë vendin, i dhamë fund asaj batërdie që vijonte prej vitesh. ✅Sot nuk shohim më skena të therjes së bagëtive nëpër rrugë. 👏“Mnela” është thertorja më e madhe në Lezhë, që është ngritur dhe zgjeruar me fonde të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. ✍️Do të vazhdojmë mbështetjen për sipërmarrje të tilla pasi therja e kafshëve është një prej proceseve më të rëndësishme që lidhet me sigurinë ushqimore. 🤝

"

14 September 2019

Anynomous

"

Ndini Ndoni në Lushnje ka ndërtuar një kompleks blegtoral modern me rreth 800 krerë lopë. 🐂🐃🐄Praktikisht është ferma më e madhe në rajon.✅ Ne e kemi ndihmuar me rreth 13.6 milionë lekë nga programi IPARD për blerjen e një makinerie të teknologjisë së fundit që përgatit dhe shpërndan ushqimin për lopët.👏

"

12 September 2019

Anynomous

"

Zemra mal 🇦🇱

"

11 September 2019

Anynomous

"

Për herë të parë Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë fermën e vet didaktike.(y) Në kuadër të Paktit për Universitetin u miratua në qeveri kalimi i fondit rreth 1 milion Euro për këtë institucion arsimor. Ne do ta përdorim ekspertizën e UBT si shërbim konsulence për të hartuar politika dhe projekte në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, peshkimit dhe veterinarisë. :)

"

14 March 2019

Anynomous

"

Gëzuar Ditën e Verës 😊

"

14 March 2019

Anynomous

"

Tre sipërmarrje lokale të ngritura dhe menaxhuara nga vetë gratë. (y) Një histori suksesi nga fshati Qelzë në Pukë :)

"

13 March 2019

Anynomous

"

Tek panairi me produkte tradicionale në Pukë :)

"

12 March 2019

Anynomous

"

Në Strum të Roskovecit është ngritur një tjetër sipërmarrje e suksesshme për sektorin bujqësor.➡️ “Flavio FS” është një qendër grumbullimi, magazinimi dhe ruajtje e produkteve bujqësore për eksport. ✅Fruta e perime nga qarku i Fierit dhe Beratit të mbi 400 fermerëve sillen në këtë pikë për të vijuar më pas rrugën drejt tregjeve europiane.🍅 Ne e kemi mbështetur këtë biznes me rreth 18 milionë lekë nga granti për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 👍Presim që gjatë këtij viti voulimi i shitjeve për eksport të rritet. Suksese dhe puna mbarë! 👏

"

12 March 2019

Anynomous

"

Shqipëria dominon sot rajonin dhe është një nga 20 vendet kryesore eksportuese të domates në botë.✅ Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë ta ruajmë këtë trend, prandaj financojmë ndërtimin e serrave diellore. Një prej tyre është ajo e Ferdinand Doksanit në Roskovec.➡️ Ai ka përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes rreth 11 milionë lekë për ngritjen e serës moderne me sipërfaqe 1 Ha. ✍️Investime të tilla shtojnë vendet e punës në zonat rurale dhe ndihmojnë ekonominë. Besoj se viti 2019 do të shënojë një tjetër rekord për volumin e eksportit të domates. 👏

"

11 March 2019

Anynomous

"

Sot në Fier bashkë me Kryeministrin në vijim të ciklit të takimeve 'Bashkia që Duam'. ✅ Fieri ka bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur. Kështu ka për të ndodhur edhe në qershor. ➡️ Puna e kryebashkiakut Armando Subashi flet më shumë se çdo fjalë e jona. Transformimi urban dhe investimet në të gjithë hapësirën e kësaj bashkie janë të prekshme.👏

"

10 March 2019

Anynomous

"

Prezantimi i Komisionit Lokal të Punësimit në Pukë në kuadër të projektit ‘Seed’ është një nismë inkurajuese për të rritur bashkëpunimin në nivel vendor mes të gjithë aktorëve dhe faktorëve që ndikojnë në nxitjen e punësimit, sidomos në radhët e grave dhe të rinjve. Puka është një ndër zonat me potenciale të shumta në sektorin bujqësor. Besoj se me ndryshimet e fundit ligjore që kaluam në Parlament do të adresohet si duhet edhe çështja e pajisjes me çertifikata pronësie mbi tokën.

"

09 March 2019

Anynomous

"

Në fshatin Qelëz të Pukës ka një histori suksesi që vlen të promovohet dhe mbështetet më tej. :) Në kuadër të disa projekteve një grup grash janë organizuar në tre sipërmarrje të ndryshme; Qendra e Përpunimit të Frutave dhe Perimeve; serat dhe parku i bletëve bashkë me laboratorin e mjaltit. Kjo iniciativë për vetëpunësim ka rol të rëndësishëm edhe në përmirësimin e statusit social dhe ekonomik në grave në këtë zonë. Formalizimi i mëtejshëm i këtyre sipërmarrjeve rrit aksesin në skemat tona të financimit përmes AZHBR dhe granteve IPARD. Qelza bën pjesë në programin ‘100 Fshatrat’. Potencialet për zhvillimin e agroturizmit janë të mëdha dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për t’i dhënë zonave rurale vëmendjen e munguar. (y)

"

09 March 2019

Anynomous

"

8 Marsi sot ishte ndryshe në Pukë. :) Panairi me produktet tradicionale të përgatitutura nga gratë fermere të kësaj zone ishte impresionues. Prej disa kohësh rreth 70 gra nga fshatrat e zonave përreth Pukës, janë trajnuar për krijimin e sipërmarrjeve të vogla në agropërpunim. Aktualisht produktet e tyre tregtohen edhe në kryeqytet në dyqane të ndryshme. Panairi u organizua në kuadër të projektit ‘Seed’ i mbështetur nga qeveria austriake. Nismat lokale të grave sipërmarrëse në zonat rurale kanë vëmendjen tonë të lartë. Grantet e IPARD-it dhe programi që kemi me FAO-n, me fokus të veçantë gratë dhe të rinjtë në fshat, janë masa domethënëse për diversifikimin e ekonomisë rurale. Në ndihmë të këtyre sipërmarrjeve është edhe ligji që kaluam në Kuvend për produktet tradicionale. (y)

"

09 March 2019

Anynomous

"

Në takimin me drejtuesit e Bordeve të Kullimit, struktura që kanë rol kyç për vaditjen e tokave bujqësore dhe mbrojtjen nga përmbytjet. ✅

"

08 March 2019

Anynomous

"

Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Forcimi i familjes shqiptare, mosdiskriminimi dhe fuqizimi ekonomik e social i grave mbeten një sfidë e përbashkët e shoqërisë tonë. 😊

"

08 March 2019

Anynomous

"

Trasformimi që kanë njohur Bordet e Kullimit prej vitit 2014 është i prekshëm. Edhe pse janë struktura jo shumë vizibël, ato bëjnë një punë të rëndësishme në zonat rurale. Lehtësojnë aktivitetin e fermerëve për të vaditur tokat bujqësore, si dhe kanë rol kyç për mbrojtjen nga përmbytjet. Në takimin e sotëm me drejtuesit, kërkova intensifikimin e punës për përfundimin e ndërhyrjeve rehabilituese në mënyrë që të kapet sezoni i vaditjes. Vonesat në këto punime dëmtojnë fermerët dhe janë të patolerueshme. Na duhet gjithashtu të rrisim gatishmërinë për çdo situatë evntuale nga reshjet e shumta të shiut që priten gjatë pranverës.

"

08 March 2019

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Location / Contacts :