AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About Noval Diagnostic

Noval diagnostic është një laborator mjekësor që ofron një shërbim laboratorik diagnostik të plotë dhe me një cilësi shumë të lartë në përputhje të plotë me normat dhë praktikat më të mira europiane. Ne ofrojmë një gamë të gjërë analizash biokimike klinike të cilat ju sigurojnë mjekëve dhe pacientëve të tyre te dhëna të sakta dhe të sigurta për diagnostikimin dhe vlerësimin e gjëndjes shëndetësore të tyre.Noval diagnostic ofron gjithashtu edhe gamën më të plotë në vend, të analizave mikrobiologjike. Ekspertiza e avancuar në interpretimin e të dhënave ju sigurojnë mjekëve dhe pacientëve të tyre, të dhëna shumë të sakta dhe të besueshmë, për diagnozën e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret, viruset, mykrat dhe parazitet e ndryshëm.Izolimi dhe identifikimi i më shumë se 100 baktereve me rëndësi klinike nga kampionet e ndryshëm klinikë si dhe testet e tyre të ndjeshmërisë bëhen me teknologjinë më të avancuar aktuale. Diagnoza e sëmundjeve virale si një nga diagnozat më të vështira dhe më të kërkuara, realizohet me dy mënyra: duke zbuluar gjurmët që lëne ato në organizëm pra duke matur titrin e antitrupave specifike ndaj virusit, si dhe duke përdorur teknologjinë bashkohore të zbulimit dhe amplifikimit te acideve nukleike ARN apo ADN c'ka mundëson dhe matjen e ngarkesës virale për një sërë virusesh.Aplikimi i teknologjive të reja bashkëkohore si rt-PCR e kanë përmirësuar ndjeshëm diagnozën e sëmundjeve infektive. Përmiresimi konsiston në realizimin e analizave që zbulojnë dhe identifikojnë njëkohësisht patogjenë të shumtë të cilët lidhen me sindromat klinike si: infeksione të sistemit nervor qëndror, infeksionet e sistemit respirator, infeksionet gastrointestinale si dhe infeksione të sistemit urogenital.Këto teste multiplekse apo sindromike shkurtojne kohën e diagnozës laboratorike, ulin koston e përshpejtojnë vendim-marrjen klinike.Noval diagnostic marrjen falas të kampioneve biologjike edhe në vendin e punës apo të banimit të mjekëve dhe pacientëve të tyre.
Social Link - Linkedin: http://www.linkedin.com/company/novaldiagnostic
Employee Count: 9
Keywords: medical practice

Tags

Map

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Location / Contacts :