AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About ROZI & BOOKS Fakulteti Shkencave Sociale

Në mbështetje të studentëve për librin universitar, librin e huaj, politik, filozofik, psikologji, artistik -botimet më të fundit me çmime të arsyeshme!

Tags

Description

Kjo faqe ehste ne sherbim te sdudenteve per me shume libra me cmime sociale .

Map

Item Reviews - 30

Anynomous

"

Migjeni - Baladë qytetse

Mbramë qiella dhe hyjt e vramë një ngjarje të trishtueme panë:... Hije... jo! - por një grue me ftyrë të zbetë edhe me sy të zez si jeta e saj, me buzën të vyshkuna në vaj, me plagë në gjoks e stolisun me veshje dhe me shpirt të grisun, me hije grueje, një kens këso bote, një fantom uje vallzonte valle në rrugë të madhe. Dy hapa para, dy hapa mbrapa me kambë të zbathun, me zemër të plasun. Dy hapa djathtas, dy hapa majtas, me flokë të thime, me ndjesi të ngrime. (Dikur, kur gjit’ e saj me kreni shpërtheheshin n’aromë, kur ish e njomë - atëherë e dashunojshin shum zotni. E sot?) Jeta e saj asht kjo vall’ e çmendun në rrugat e qytetit tonë, një jetën e fikun, një jetë e shterun, shpin i molisun, zemër e therun, një za vorri, një jehonë që vallzon natën vonë nëpër rrugat e qytetit tonë.

See More "

21 July 2023

Anynomous

"

Ekziston një zë që nuk përdor fjalë; dëgjoje!

Rumi🌹

"

20 July 2023

Anynomous

" Ti je drite... ne kete bote hijeshTi je drite... ne kete bote hijesh "

14 July 2023

Anynomous

"

"Nje dite, duke degjuar nje grua se si i tha dy here fqinjes: 'Te dalshin syte', mua m'u kujtuan menjehere syte e tij. Tani, sa here qe e takoja ne rruge, me dukej se mund t'i dilnin syte dhe t'i binin perdhe dhe pastaj, ndersa ata do te rrokulliseshin neper pllaka, une do t'ia shkelja padashur dhe syte do t'i pelcisnin." - Shkeputur nga romani, 'Kronike ne gur', 1964, Ismail Kadare, Onufri.

"

14 July 2023

Anynomous

" Me trego ku te dhemb, qe ta di ku te te dua me shume...Me trego ku te dhemb, qe ta di ku te te dua me shume... "

14 July 2023

Anynomous

"

Egoisti nuk e do shumë veten. E do shumë pak; në të vërtetë e urren veten e tij. Kjo mungesë e thellë dashurie për veten e cila s’është gjë tjetër veçse një shfaqje e mirëfilltë e mungesës së prodhimtarisë, e lë të zbrazur dhe të fshikulluar. Është thjesht një qënie e trishtuar dhe në ankth për të nxjerrë nga jeta, kënaqësitë që ai, ia ndalon vetes. Në dukje të jep përshtypjen se i ngjall interes vetëm vetja e tij, por në të vërtetë kjo është vetëm një orvatje e padobishme për të zhdëmtuar mungesën e dashurisë që ka për veten.

Erich Fromm

"

11 July 2023

Anynomous

"

Jam e zhbiruar e tëra nga dashuria.Dashuria po më bën që t’a shoh veten tejpërtej.Zemra ime kërkon të shtrihet në tokë mbi një lëndinë. Ajo çmendet për ty.

– Remarque

"

09 July 2023

Anynomous

"

Rrija pa levizur ne qoshen time... me dhjetra duar mbyllja dyert pas vetes

"

29 June 2023

Anynomous

"

Për D.

I

Të shtrëngoj në krahë. ... Ngjitur zemrës. Trupin im të tërheq si magnet. Më qesh.

Më buron një dashuri e hatashme dhe të shtrëngoj më shumë.

Kam frikë se të mbyt, më dridhen duart nga kafeina, mos më shket kam frikë dhe të shtrëngoj pas vetes akoma më shumë, më shumë.

Tani pothuajse je brenda në zemër.

Fytyra jote një kopësht me lule. Gjithë këto lule kush do t'i këput një ditë?

Lëshoj sytë e mi aty dhe lozim, bëhemi dy fëmijë. Të shtrëngoj në krahë, njeri i pastër, gjer të të lëshoj nga duart.

II

Të kërcen një buzëqeshje mbi buzë. Kujt i qesh? Ti nuk flet. Ti nuk kupton ku ke ardhur.

Vetëm qesh dhe mbushet fytyra jote me lule dielli, flutura dhe zogj të ikur kah mote.

Të marr erë. Trëndafili im. Të puth shputat e këmbës që kanë shkelur vetëm faqen time

dhe kuptoj fillesën, e para nuk ish' fjala por buzëqeshja në fytyrën e një fëmije që e grabitën me vetëdije.

III

Të ze gjumi në prehërin tim Të mbuloj me sy dhe qëndroj mbi ty e të ruaj si skifteri, gati për të rrëmbyer ndonjë makth.

Mbërrin e hëna e prillit. Të ruaj ende. Të kam hulumtuar çdo gjymtyrë. Të kam puthur flokët fije fije Të kam admiruar. Dashuri e bukur me lëkurë të butë. Hapi sytë

Kur të vijnë zogjtë ku do t'i shkundin udhët?

Ardita Jatru

See More "

17 April 2023

Anynomous

"

Por une po behesha e vetedijshme mbi ndryshimin e vet energjise time ndersa ecja mbi lloje te ndryshme terrenesh. Ndonjehere poshte kembeve te mia kishte argjile, ndonjehere hekur, ndonjehere kuartz, ose baker. Doja te perpiqesha te kuptoja lidhjet ndermjet energjise njerezore dhe vet tokes.

- Marina Abramović

"

25 February 2023

Anynomous

"

Më dëgjon kur flas, por a më dëgjon kur ndiej? Gertrud Kolmar

Pikturë nga William Turner

"

13 February 2023

Anynomous

"

Dhe unë të putha pa kuptuar që s'po të thosha: ç'buzë të qershinjta! Sa romantike ishe!... Pije uthull fshehurazi gjyshes. E perëndimtë si jasemini i pranverës. Dhe unë isha i dashuruar me një tjetër. Shih ç'ndëshkim? Me një tjetër, që shkruante një emër mbi rërë.

Lorka

See More "

02 February 2023

Anynomous

"

Ti që kupton këngën time, tek ti humbet fjala ime si brenda një pylli. Rainer Maria Rilke

"

12 January 2023

Anynomous

" Nga ç'yje kemi rënë për ta takuar njëri-tjetrin këtu?! NietzscheNga ç'yje kemi rënë për ta takuar njëri-tjetrin këtu?! Nietzsche "

03 January 2023

Anynomous

"

Hyj në shpirtin tënd Buzagaz Se dashuria është Dorëzim

"

31 December 2022

Anynomous

"

‘Mos e lër lumturinë tënde mënjanë. Mos prit që të jesh i lumtur në të ardhmen. Koha më e mirë për të qenë i lumtur është TANI.’ – Roy T. Bennett. Ne fotografi, Kurt Cobain.

"

30 December 2023

Anynomous

"

Njeqind jete pa ty, asnje jete/ njeqind vdekje me ty, asnje vdekje/ dashuria per ty e vjeter sa Zoti. - Fatos Arapi.

"

30 December 2023

Anynomous

"

E lumtur të jem ende një person i thjeshtë që jeton në gjëra të vogla, gjeste të vogla dhe qëllime të vogla të fituara me ndershmëri dhe këmbëngulje. E lumtur të ruaj ende vlerat që ndoshta pak i kanë tani, por që mbeten themelore për mua!

Silvia Nelli

"

29 December 2023

Anynomous

"

Enrike Badosa

Enrique Badosa ka lindur ne Barcelone 1927, ku edhe u diplomua per letersi. Nga veprat poetike mund te permenden "Pertej eres", "Kohe pritjeje, kohe shprese", "Balada per paqen", "Ne romalishten e paladines", "Histori ne Venecie" etj

Mësime sendesh

...

Buka është e drejta e përditshme e atij që punon dhe thotë të vërtetën.

Vera është detyra e njerëzve të kujdesshëm që ditën vënë në jetë ëndrrat e natës.

Qielli është letra ku shkruajmë me dorën tonë fjalën "liri".

Deti është etja e freskët që na flladit buzët e lodhura nga heshtja e gjatë.

Toka është rasti për të jetuar përballë atyre që paqen nuk duan ta pranojnë.

Dhe dashuria është toka, buka dhe vera, është qielli, deti dhe mirësia.

Perktheu Aurel Plasari

See More "

28 December 2023

Anynomous

"

Fragment nga romani "Të ftuar në rrethin e dhjetë" Flutura Açka

"

28 December 2023

Anynomous

"

‘Edhe nëse jeni veç një pyll i vockël që i mbijeton hënës i vetëm, drita jote është e jashtëzakonshme.’

- Nayyirah Waheed

"

27 December 2023

Anynomous

"

Elvira Dones perzgjedhja e dites nga Dani 👌

"Jam ulur kembekryq Godas me cekic Kohen ... Qe te vrare ma dhane"

"Yjet nuk vishen keshtu" "Dashuri e huaj" "Dite e bardhe e fyer" Botime Pegi Cmimi : 1000 L secili liber.

See More "

26 April 2023

Anynomous

"

Romani i mrekullueshëm i shkrimtares turke Elif Shafak vjen në shqip nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.

Dashuria pa kohë dhe kushte në "Dyzet rregullat e dashurisë".

Elif Shafak, shkrimtarja e mrekullueshme turke nëse me romanin “Bastardja e Stambollit” të trondit me të fshehtat e frikshme të familjes Kazanxhi, me romanin “Dyzet rregullat e dashurisë” të vë në mendime, por edhe të lumturon. Duket se Shfakut në romanet e saj i pëlqen të jetojë në dy kohë. Ashtu si në “Basta...

Continue Reading "

25 April 2023

Anynomous

"

Fragment nga libri

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjevs së luleve, por një javë përpara së të shpërnguleshin te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma.

E tërë kjo situatë ia shtoi edhe më shumë mërzinë babait, i cili sorollatej nëpër oborr pa ditur si të vepronte: ta shtynte shpërnguljen dhe të priste sa të shërohej nëna apo ta merrte ashtu ...të sëmurë e të niseshim rrugës teposhtë, drejt fushës.

Mbase edhe do të priste që nëna të shëndoshej, por ndodhi edhe një e papritur që e përshpejtoi shpërnguljen tonë dhe e çoi tim atë ta merrte nënën ashtu të molisur nga sëmundja, ta hipte mbi kalë dhe të niseshim drejt fushës.

Arsyeja që e çoi babën të nisej drejt shtëpisë së re me nënën e sëmurë mbi kalë, kishte të bëntë me ngordhjen e peshqve kuqaloshë në fund të pusit. Pra, disa ditë pasi u sëmur nëna dhe pasi u vyshkën lulet përreth pusit, filloi të vinte një erë e keqe nga thellësia e tij.

Kur im atë shkoi të shihte se ç'ishte ajo që qelbej në fund të pusit, pa peshqit e shumtë që kishin nisur të zhbëheshin dhe të ngjanin me leckurina që notonin mbi syprinën e ujit.

See More "

11 April 2023

Anynomous

"

I botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, "Im ungj Osvald" është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit. Ky roman i pashoq është konsideruar prej kritikës si një vepër “pa masë zbavitëse”, ku të gjithë përfitojnë kënaqësi dhe shfrytëzohen prej shoku-shokut në një mënyrë apo një tjetër. Edhe pse një vepër fiction fund e krye, lexuesi do të hasë në të disa prej personazheve më të njohura të shekullit të njëzetë nga arti, kultura, politika, tok me ves...et dhe defektet e tyre njerëzore. Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij. Gjithë çka vijon më pas është krejt në dorën tuaj për ta zbuluar.

See More "

04 April 2023

Anynomous

"

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet. Dhe ku ka gjë më të tmerrshme për një fëmijë se lënia pas dore nga një nënë që adhuron vëllanë e madh.

Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore.... Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë?

Një vëzhgues i madh i thellësisë së shpirtit njerëzor, Yasmina Khadra eksploron burimet e fshehta të çmendurisë, sesi vetmia, mungesa e dashurisë, mbyllja në vetvete, janë forma të tilla vuajtjeje që mund të të çmendin. Dhe faktin se si një rrethanë e veçantë, një zhurmë, një portë që vajton, një diell që të verbon si të huajin e Kamysë, mund të bëhet shkas për një akt të pariparueshëm. I vetëm në shtëpinë e nënës së tij, ai kujton sesi kishte zbuluar babain e vrarë në stallë kur ishte pesë vjeç.

Magjepsjen me varrimin e të vdekurve në varreza. Ngathtësinë e tij. Heshtjen e tij të përhershme. Dashurinë e çmendur të nënës për vëllain e madh dhe indiferencën ndaj tij, më të voglit. Dhe kushërirën K, kaq të bukur, kaq të shkëlqyer dhe kaq mizore, një fëmijë, dëshmitar i mungesës së dashurisë nga ana e nënës. Torturuesi i tij. Tani zor se i ka mbetur ndonjë shpresë, askush prej nga mund të shpresojë për pakëz dashuri.

Jeton pa e ditur pse erdhi në këtë botë e pse do të duhet ta lërë një ditë. Nuk ka më shpresa. Deri mbrëmjen kur sheh një grua me flokë të çrregullt, të mbytur në lot, të cilën e ka hedhur një burrë nga makina. Më në fund, një krijesë më e pakënaqur, më e dobët se ai, së cilës mund t'i vijë në dihmë. Ai duhet të bëjë diçka për të. E ndjen si të domosdoshme.

See More "

23 March 2023

Anynomous

"

Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë. Në çdo kohë ka breza të humbur, rini te djegura.

Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t'i shuheshin njerëz e afërt, prej çmendurive të nazizmit. Romani "Shkëndija e Jetës" është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëz ve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internua në kampet e përqendrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"

23 March 2023

Anynomous

"

Një shtyllë e letërsisë bashkëkohore mbi domethëniet e të qenit grua, e re, e bukur dhe e talentuar.

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, së cilës sapo i është dhënë mundësia e rrallë të bëjë një stazh në një revistë të famshme në Nju Jork. Ajo ndien një përzierje ngazëllimi dhe tmerri, si pothuajse çdokush që është shpërngulur nga një rrethinë drejt një qyteti të madh, sidomos nëse kjo shpërngulje ndodh në moshë të re. Të gjithë jemi bërë...

Continue Reading "

06 March 2023

Anynomous

"

Charles Bukowski - Brenga e nje manushaqeje te heshtur

Brenga e nje manushaqeje te heshtur s’eshte per mua. Une e di se shume pleq tani kane oren e çajit, Kurse me pare shijonin grumesite ere ndyra te Trockit.... Gota e vogel me wisky qendron nen driten elektrike. Ja kjo eshte e gjitha Miza fluturimin ndal mbi doren time. Ska gje kjo eshte vetem nje dore. Por i prokupuar jam nga pamundesia e te qenit njeri. Nuk mundem.Ne Grejp Fruit shoh bomben atomike. Pema ime mi fekondon eshtrat e perlotura. Çfare thua ?Miza! Miza ec e jake ben nen diell E veshur me te linjta. Tregon kofshet.Vaginen tregon. Trendafilet roze rriten si fashistet. Ne goje si tatuazh me eshte ngjitur miza E cila rugeve te Parisit mban doreza heminguejane. Dehem kur duhet te fle dhe fle kur duhet te dehem, Asnjehere nuk vendosa dot me veten rregull. Te isha me i mençur Me shume ide do te kasha. Miza mu largua. Ne llogarine time hidhi harxhimet e telegramit Moj mize,nese deshiron te kthehesh serisht . Mizat jane me te keqia se grate Miza eshte e tille qe shume here Ia ka hapur syte henes. Me e poshter se Miki Mausti apo Carli Caplini. Gervishti batanijen qe mbaja mbi koke Shetit lart e poshte nen driten e verdhe Si te vishte corapet deri ne gju. Leviz per te gjetur pushken loder Kruajtesen e dhembeve,apo nje kocke akulli. Bajge!Papritur milingonat fillojne ulerimen. Pas koke,ne qafë milingona… Do te doja dikush te ma lepinte por Kur?Kush?Dreqi e di se kush dhe kur.

See More "

28 February 2023

Anynomous

"

SHALLI I ZI E TREGIME TË TJERA

Këto tregime, pjesë e përmbledhjes "Novela për një vit", u shkruan ndërmjet viteve 1894-1920. Ato janë një radiografi e pamëshirshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot. Të ardhura në shqip me përkthimin mjeshtëror të Mustafa Greblleshit, tregimet e Luigi Pirandellos do të mund t'i gjeni në harkun e pak ditëve në çdo librari.

"

28 February 2023

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Working Hours :

  • Monday 08:00 - 16:00
  • Tuesday 08:00 - 18:00
  • Wednesday 08:00 - 18:00
  • Thursday 08:00 - 18:00
  • Friday 08:00 - 18:00
  • Saturday 09:00 - 13:00
  • Sunday -

Nearby Places :