AroundMaps Logo
Search
Add Listing

Shkolla "Avni Rustemi" Tiranë

0

About Shkolla "Avni Rustemi" Tiranë

Veprimtari mësimore dhe edukative nga nxënësit e shkollës "Avni Rustemi"

Tags

Map

Item Reviews - 34

Anynomous

"

Nxënësit e klasës së 9-të kaluan disa momente të veçanta dhe mjaft interesante në veprimtarinë "Hour of code", organizuar nga "Code for Albania". Falenderim për nxënësit dhe organizatorët!

"

29 January 2023

Anynomous

"

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe kolegë! Urimet më të mira për Vitin 2020! Mbarësi dhe suksese për të gjithë! Gëzuar!

"

30 December 2023

Anynomous

"

Ngrohtësia e rrezeve të diellit u bashkua, sot, me ngrohtësinë e zemrave të përfaqësuesve të Qeverisë së Nxënësve të shkollës Avni Rustemi, duke ngrohur dhe lumturuar, sado pak, zemrat e fëmijëve të fshatit Gjokaj, Vorë, fshat i goditur dhe dëmtuar nga tërmeti. Faleminderit nxënës! Bëtë punë të bukur; jemi krenarë për ju!@ZVA Tiranë

"

26 December 2023

Anynomous

"

Nën ritmin e muzikës uruam njëri - tjetrin, kënduam dhe vallëzuam bashkë, nxënës dhe mësues... "Gëzuar, ardhtë një vit më i mbarë dhe më i bardhë!" Shëndet e mbarësi për nxënësit tanë, për familjet e tyre! Urimet më të mira dhe për stafin pedagogjik të shkollës! Gëzuar dhe suksese për të gjithë!@ZVA Tiranë

"

20 December 2023

Anynomous

"

Falenderim pafund për nxënësit tanë dhe prindërit e tyre, që ju përgjigjën thirrjes për dhuratat, për fëmijët e prekur nga fatkeqësia natyrore e ditëve të fundit. Gëzuar për të gjithë!

"

17 December 2023

Anynomous

"

Information për nxënësit dhe prindërit e shkollës Avni Rustemi... Ju vëmë në dijeni se shkolla jonë nuk ka pësuar asnjë dëmtim të jashtëm apo të brendshëm, nga tërmetet e këtyre ditëve. Të gjitha ambientet e saj janë në gadishmëri të plotë për rifillimin normal të mësimit.Uroj më të mirën për të gjithë!

"

30 November 2023

Anynomous

"

Faleminderit, faleminderit! Zoti pastë mëshirë për të gjithë! Lutemi dhe mbështesim ata që janë dëmtuar më shumë.

"

27 November 2023

Anynomous

"

Përshëndetje të gjithëve! Qeveria e nxënesve të shkollës "Avni Rustemi" fton të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle, të bashkohen me nismën "Kontributi yt vlen edhe nëse është modest. Mos qëndro indiferent, por kontribo edhe ti " . Kjo fushatë konsiston në mbledhjen e ndihmave me ushqime , veshmbathje dhe gjithçka tjetër,që ju e gjykoni të nevojshme, në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti. Grumbullimi i ndihmave do të bëhet nesër, në orën 10:00-12:00, në ambjentet e shkollës. Faleminderit!

"

26 November 2023

Anynomous

"

Faleminderit pafund nxënësve të Korit të shkollës për performancën e mrekullueshme në finalen e Koreve të shkollave 9 vjeçare të Tiranës. Falenderim prindërve të tyre për mbështetjen! Ju jemi mirënjohës. Mësuese Shresa, bravo! Puna jote flet vetë.... @ZVA Tiranë

"

22 November 2023

Anynomous

"

NJOFTIM Njoftojmë gjithë të interesuarit e Njësisë Administrative Vendore 10 dhe 7(respektivisht sipas adresës së banimit), të cilët janë të interesuar të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasën e parë, në shkollën Avni Rustemi, për Vitin Shkollor Akademik 2019-2020, se regjistrimet fillojnë me dt. 19 Qershor. Faleminderit për bashkëpunimin!

"

12 June 2023

Anynomous

"

Të dashur nxënës të klasave të IX-ta të shkolles "Avni Rustemi"! Nesër, dt. 13 Qershor, është provimi juaj i parë, Gjuhë e huaj. Ashtu siç jeni njoftuar, duhet të paraqiteni në ambientet e shkollës në orën 08:30 min. Të keni dhe një shishe ujë. Jeni te lutur te mos merrni me vete celular apo pajisje tjetër elektronike. Stafi pedagogjik i shkollës ju uron SUKSESE! Dalshi faqebardhë!

"

11 June 2023

Anynomous

"

Janë nxënësit e mësuese Ferides në festën e tyre të "shkronjave"...Urime pafund; të rriten të qeshur e plot shëndet!

"

09 June 2023

Anynomous

"

Momente nga "Festa e shkronjave"... Faleminderit nxënës të klasave të para për emocionet që na dhuruat. Suksese në rrugën e gjatë të dijes. Faleminderit prindër për mbështetjen! Falenderim për punën e palodhur të mësueseve Linda, Adi, Feride!

"

06 June 2023

Anynomous

"

"Një lule për shkollën time". Kjo ishte tema e veprimtarisë së radhës në shkollën tonë. Falenderim për nxënësit pjësëmarrës, për kontributin e tyre me lule shumëngjyrëshe, të cilat zbukuruan ambientet tona të brendshme. Faleminderit mësuese Fjorida për idenë dhe realizimin! @Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë

"

04 April 2023

Anynomous

"

"Të jemi tolerantë, të falim dashuri"! Mesazhi që përcollën nxënësit e klasës së 9b në veprimtarinë artistike, realizuar në arenën e Cirkut të Tiranës. Faleminderit nxënësve dhe prindërve për kontributin, falenderim për mësueset e Gjuhës Angleze, Bruna dhe Albana, që udhëheqin nxënësit në aktivitete të tilla.@Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë

"

02 April 2023

Anynomous

"

"Gëzuar Vitin e Ri"! Urimet më të mira për festat e fundvitit nëpërmjet syve, buzëqeshjeve, zemrave, ngjyrave dhe interpretimeve të fëmijëve të mrekullueshëm të parashkollorit. Faleminderit mësuese Ela, faleminderit të nderuar prindër për mbështetjen.

"

20 December 2023

Anynomous

"

Dhjetori është muaji i aftësisë së kufizuar. Në kuadër të sensibilizimit ndaj aftësive ndryshe dhe strategjisë së Gjithëperfshirjes në arsim, u realizuan me grupe nxënësish, nga klasa e 5-të deri në të 9-të, veprimtari me qëllim njohjen e këtyre koncepteve. Për ta konkretizuar,u shfaq filmi "Wonder" me në qëndër integrimin dhe gjithëpërfshirjen e një nxënësi me problematika të zhvillimit. Në fund të aktivitetit,u realizua edhe plotësimi i një pyetësori ku të gjithë nxënësit patën mundësi të japin mendimin e tyre rreth asaj se çfarë mund të bëjë shkolla për nxënësit me aftësi ndryshe.

"

13 December 2023

Anynomous

"

"Gëzuar festat..." Urimet më të mira, nën ritmin e këngëve dhe valleve, nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës Avni Rustemi. Faleminderit mesuese Shpresa, faleminderit nxënës për përgatitjen dhe performancën tuaj. @Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë

"

25 November 2023

Anynomous

"

Veprimtari përmbyllëse organizuar me nxënësit e klasave të 3-ta në Panairin e Librit.Mesazhi është i rëndësishëm dhe shumë domethënës."Të jemi më pranë librit për të qenë më pranë dijes..."Falenderim për punën e palodhur të mësueseve Dhurata,Edmira,Lina.

"

14 November 2023

Anynomous

"

Përshëndetje nga bukuroshët e mësuese Albanës,2b...

"

31 October 2023

Anynomous

"

"Llojet e marijuanës,efektet anësore fizike dhe psikologjike të saj".Kjo ishte tema e seminarit sensibilizues zhvilluar sot në shkollën tonë me nxënës të klasave të 9-ta.Bashkëbisedim,fletëpalosje,informacion,në bashkëpunim me punonjës të Policisë së Shtetit,psikologe,mësuese. Faleminderit vajzave police për qartësinë dhe qytetarinë në komunikim.@Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë

"

24 October 2023

Anynomous

"

Veprimtari informuese dhe sensibilizuese organizuar,sot,në shkollën tonë,në kuadër të fushatës për të njëjtin qëllim,drejtuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë dhe ekspertët e Zjarrfikësve të qytetit tonë.t@Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë

"

17 October 2023

Anynomous

"

Avni Rustemi @Drejtoria Rajonale e Qytetit Tiranë

"

25 September 2023

Anynomous

"

Disa momente nga veprimtaria e Ditës Evropiane të Gjuhëve.Falenderim për nxënësit që performuan,për përgatitjen dhe përkushtimin e tyre.Faleminderit mësueseve të gjuhëve të huaja,Bruna,Albana,Etleva,Enida.Një atmosferë ndryshe u krijua nga këngëtarja amerikane Karen Ricks,e cila na nderoi me përshëndetjen dhe këngët e saj ritmike.Faleminderit Karen,faleminderit Juli për bashkëpunimin që na mundësuat me Ambasadën Amerikane ... @Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë

"

25 September 2023

Anynomous

"

Përshëndetje të dashur nxënës! Ju njoftojmë se dëftesat do të shpërndahen, për të gjitha klasat, ditën e hënë, dt.23 korrik, ora 10-12.Kalofshi bukur...

"

16 July 2023

Anynomous

"

Të dashur nxënës, Duke ju uruar suksese në provimin e Gjuhës shqipe, ju lutem respektoni orën e paraqitjes në shkollë, orën 8 e 30. Dalshi faqebardhë!

"

16 June 2023

Anynomous

"

Aktorët e vegjël të klasave të 5-ta kishin ditë që përgatiteshin për të vënë në skenë një pjesë teatrale. Loja e tyre u duartrokit fort,nga nxënës dhe mësues të shkollës sonë, duke marrë vlerësime maksimale për interpretimin dinjitoz. Faleminderit nxënësve të talentuar, faleminderit mësueseve Bukuri dhe Kela për punën tuaj...

"

03 June 2023

Anynomous

"

Qofshi gjithmonë të lumtur, të bukur në trup dhe në shpirt...

"

31 May 2023

Anynomous

"

Gëzuar, gëzuar për të gjithë...Faleminderit vajza dhe djem të kuadratit sportiv të shkollës sonë. Jeni të mrekullueshëm!Falenderim dhe për punën e palodhur, të nderuar kolegë, Gilda dhe Evi.

"

31 May 2023

Anynomous

"

Sot në Akademinë e Arteve...Faleminderit nxënës të klasës së 8a për atmosferën dhe momentet e bukura që na dhuruat në veprimtarinë për bamirësi, për të cilën keni punuar për ditë me radhë. Na befasuat!Faleminderit mësuese Bruna ,Shpresa,Ervis.Suksese...

"

30 May 2023

Anynomous

"

Këta janë ëmbëlsirat e klasës së 1c...Faleminderit mësuese Miranda për punën tuaj të bukur, suksese pafund për të gjithë...

"

28 May 2023

Anynomous

"

Festat janë gjithmonë të bukura, por festa e klasës së parë mbetet kujtimi më i bukur, jo vetëm për nxënësit dhe mësuesen e tyre, por dhe për prindërit dhe gjyshërit, të cilët u gëzohen rezultateve të fëmijëve ...Urime të dashur nxënës! Faleminderit mësuese Albana për punën dhe përkushtimin tuaj.Suksese ...

"

27 May 2023

Anynomous

"

Sot me nxënësit e klasave të 2-ta u organizua një vizitë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. "Të lexojmë sa më shumë, për të mësuar sa më shumë ".Falenderim mësueseve të AF, Dhurata dhe Edmira, për inisiativën dhe veprimtarinë. Faleminderit punonjësve të bibliotekës për mikpritjen dhe dashamirësinë.

"

23 May 2023

Anynomous

"

Supër performancë nga balerina e kl. 8b, Rea Hidri. Bravo,suksese Rea...

"

03 May 2023

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Location / Contacts :

Nearby Places :