AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About Shkolla Fillore LIRIA Shkup

Gjindet ne lagjen Çair të Shkupit, paraqet një nder shkollat me te vjetra ne vend, ndoshta edhe me gjere si me renome...

Tags

Description

Rreth ngjarjeve ne shkolle dhe rreth saje

Map

Item Reviews - 12

Anynomous

"

TANGRAMI Tangram është një ndër lojrat ma të vjetra dhe më të njohura matematikore që luhet me bashkimin e figurave gjeometrike. Përbëhet prej shtatë pjesëve (figurave gjeometrike) që më pastaj bashkohen dhe formojnë objete të ndryshme nga jeta e përditshme. Loja e ka prejdhjen nga Kina, kurse në Evropë dhe Amerikë ka ardhur në fillim të shekullit XIX. Sa është e vjetër loja nuk është e njohur Mendohet se emri i lojës vjen nga një farakatar me emër “ TANG” + “gram”, kurse lib...ri i parë i botuar për këtë lojë u bë në vitin 1903. Tangrami origjinal është një katror i prerë në 7 pjesë dhe ashtu fitohet : 2 trekëndësha të mëdhej barakrahës këndrejt; 1 trekëndësha me madhësi mesatare barakrahës këndrejt; 2 trekëndësha të vegjël barakrahës këndrejt; 1 katror dhe 1 romboid. Loja zhvillohet duke i bashkuar pjesët e prera nga tangrami dhe vendosen sipas një logjike paraprakisht të paramenduar. Mund të luajnë më tepër lojtar në një tangram. Rregullat themelore që duhet të zbatohen janë: Patjetër të përdoren të gjitha 7 pjesët e tangramit; Pjesët nuk duhet të mbulohen; Vetëm në shekullin e XIX janë regulluar 6500 probleme, kurse numri është në ritje e sipër.

See More "

26 January 2023

Anynomous

"

Avni Sinani, Shabedini Laç dhe Embërli Ismaili, klasa VI-2 , nxënes te sh.f."Liria" viti shkollor 1970/71 në pushimoren e vogël

"

24 January 2023

Anynomous

"

Paket i rradhës nga librat e preferuara per nxënësit e shkollave fillore. Të gjitha keta i gjeni te libraria "Koka" ne Veri në Shkup

"

12 January 2023

Anynomous

"

Adnan Mustafa 1994/95

"

21 December 2023

Anynomous

"

Vazhdojme me projektet e rradhes "Shkolla Demokratike" ku perfaqesuam me nxenesit e shkolles tone Jasir Idriz dhe Ensar Sefa.Do te marin pjese ne krijimin e web faqes "Democratkschool", plotesimin dhe disajnimin e saje, se bashku me moshataret e tyre nga shkollat tjera fillore dhe te mesme. Sot ishte nje ore konsultative, per formimin e grupeve, percaktimi i atyre qe do punojne ne gjuhen maqedone, disa perplotesimin ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen angleze.

"

20 December 2023

Anynomous

"

Përfunduan seminaret shume me sukses, me perkushtim te madh per menyren e te dhenurit mesim per nxenes me aftesi te kufizuara. Ishte shum produktive vizita ne kete seminar, nga qe u aftesuan nje numer i madh i arsimtareve per menyren e te mesuarit te ketyre nxenesve. I falenderojme trajnuasit per angazhimin e tyre dhe bene nje fotografi bashkarisht per kujtim.

"

19 December 2023

Anynomous

"

viti 1999 Klasa pare - ne fund te vitit

"

07 December 2023

Anynomous

"

NJESITI I KOMUNIKACIONIT SHKOLLOR Pasi realizuan seminarin nga ekipi i MPB dhe përfaqësuesit e OBSE-s me nxënësit e shkollës tonë, sot mësimet e mësuara i vendosëm në praktikë, ku na nderoi edhe kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu me prezencen e tijë, për t'u njoftuar nga afër për të ariturat e nxënësve në lëmin e komunikacionit, edukimin në komunikacin si dhe zbatimi i rregullave në rrugë. Poashtu nxënësit shpërndanë flajera vozitësve së bashku me përfaqësuesit e MPB. Ky seminar u përmbyll me sukses nga të gjithë të involvuarit në te, dhe shpresojmë që do të ndikon pozitivisht në edukimin e nxënësve që të sillen mirë në rrugë dhe sipas rregullave. Në këtë seminar kontribut të veçant ka dhëne edhe arsimtari i lëndës së arsimit teknik Rexhep Latifi si dhe stafi drejtues i shkollës.

"

04 December 2023

Anynomous

"

Përfundoi me sukses Olimpiada e Diturisë Liria 2018. Urime të gjithë 11 nxënësve pjesëmarrës në finale e Olimpiadës si dhe të gjithë atyre që muarën guximin të marrin pjesë për të konkuruar per ne finale. Vendin e parë e zuri HAJRIJE Kamberi. Urime edhe Organizatorëve të olimpiadës.

"

14 May 2023

Anynomous

"

PATRONATI I SHKOLLËS 9 MAJI 2018 U realizua edhe Olimpiada e Diturisë - "Liria 2018"

"

11 May 2023

Anynomous

"

Një solemnitet rasti për 95 vjetorin e lindjes të mësuesit dhe drejtorit të parë të sh.f."Liria"-Shkup, Azem Morana, ku me nje program cilësor prezentuan korri i shkollës, nxënësit e klasave të ulta - grupet ritmike, grupi recitues dhe shoqërit e ndryshme kulturore dhe artistike. Më madhështore rastin e bënë edhe prezenca e Kryetarit të Komunus Çair Visar Ganiu, prezenca e familjarëve, nxënësve të Azem Moranës, si dhe drejtorëve, arsimtarëve, prindërve dhe nxënësve të dikurshëm të kësaj shkolle.

"

27 March 2023

Anynomous

"

Urime ditën e Mësuesit 7-Marsit

"

06 March 2023

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Nearby Places :