AroundMaps Logo
Search
Add Listing

About Fshati Kalishtë - Strugë

Fshati më turistik në rrethin e Strugës dhe kjo falë pasuris dhe bukurisë natyrore që na ka falur zoti!

Tags

Description

Distanca që na ndan prej qytetit të Strugës, është pothuajse vetëm 3 km largësi, dhe e gjithë kjo rrugë është lokale duke ju mundësuar njëkohësisht shumë fshatarëve që të merren me punë të ndryshme ne Strugë.Gëzojmë pozitë të rrafshët gjeografike nga natyra dhe jemi në një lartësi mbidetare prej 696 metra, dhe si rezultat i kësaj në fshat është i zhvilluar turizmi ku ekzistojnë 4 hotele të cilat posedojnë një kapacitet të madhë të dhomave për turistë dhe një pamje vërtet mahnitëse të liqenit.Fshatarët merren kryesisht me peshkim, e një pjesë e madhe e saj është e detyruar ta siguroj egzistencën jashtë vendit, ashtu edhe sikurse shumë shqiptarë të tjerë nga trevat shqiptare.Natyrisht që nuk mungojnë edhe nga ata që merren me blegtori dhe bujqësi.

Disa fshatar gjithashtu kanë bizneset e tyre, kështu për të siguruar jetesën ata kanë hapur shitore, restorante, zdrukthtari dhe vitet e fundit edhe një biznes i ri që po thuajse ka filluar të zhvillohet shumë se fundmi në fshat, sigurisht ne sezonin veror,janë kampet, ku momentalisht në fshat janë dy të disponueshëm „Camping Sunrise“ dhe „Camping Rino“.

Kalishti ka shkollën fillore deri në katër vjet, ndërsa prej klasës së pestë deri në klasën e tetë dhe nga viti i parë deri në vitin e katërt, nxënësit e ndjekin mësimin në qytetin e Strugës në shkollën tetëvjeçare “Vllezërit Milladinov” dhe në gjimnazet “Niko Nestor” dhe “Ibrahim Temo”

Ndonëse levizjet drejt perendimit janë të kufizuara nga komuniteti ndërkombëtar, përsëri emigrohet dhe fatkeqësisht në numër shumë të madh . Kjo është “plaga” që në kohë të fundit ka marr një vrull të pa ndalur. Kjo bën që në fshat të mungoj loja dhe argëtimi i fëmijëve, përpos në sezonin kur mërgimtarët këthehen për pushime.Një vecori tjetër e fshatit tonë është se në krahasim me fshtarat e tjerë të rrethinës së Strugës, kalishtarët flasin rrjedhshëm dhe më pastër gjuhën shqipe gjegjësisht dialektin toskë. Përvec këtyre karakteristikave, Kalishti njihet edhe si fshat mikpritës dhe mirëdashës. Këtë e ka treguar me bujarin e tij që vit pas viti ka pritur dhe përcjellur turist nga mbarë bota.

Map

Item Reviews - 15

Anynomous

"

Qetësi dhe 1001 fjalë në një foto!

Foto: Lindim Jusufi

"

17 February 2023

Anynomous

"

LIVE sërish..

Foto: Lindim Jusufi

"

13 February 2023

Anynomous

"

Megjithatë përkundër faktit se Dielli Alushi zhvilloi disa ndeshje të një pasnjëshme në një periudhë kohore pothuajse të shkurtër në muajt e kaluar, ai arriti të rezistojë deri në fund, duke humbur vetëm me pikë.

"

09 February 2023

Anynomous

"

Perëndimi i diellit në dimër!

Foto: Faton Murati

"

29 January 2023

Anynomous

"

Dielli Alushin e pret një tjetër ndeshje e vështirë përpara karrierës së tij. Atij më 9 Shkurt i nevojitet sërish mbështetja jonë, mbështetja e Strugës dhe gjithë shqiptarëve! Le ta bëjmë këtë të gjithë..

Forca Dielli Alushi

"

26 January 2023

Anynomous

"

"Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë"

Halil Kastrati - Në misionin e tij të radhës është ndaluar në Strugë, ku ka blerë një banesë për një familje strugane në nevojë!

"

18 January 2023

Anynomous

"

Jo vetëm e mrekullueshme..

Foto: Drini Mustafai

"

17 January 2023

Anynomous

"

LIVE

Foto: Lindim J.

"

11 August 2023

Anynomous

"

Bëhet fjalë për rrugën e cila të çon tek Minir Mahmudi, rrugë e cila kurrë nuk ka pasur ndriçim natën. Një investim prej 350 euro dhe e financuar plotësisht nga bashkia Lokale!

"

24 June 2023

Anynomous

"

Kryetari i bashkisë lokale Fatmir Dauti ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të ndriçohet edhe një tjetër rrugë në fshat, në të cilën gjithashtu nuk ka pasur asnjëherë ndriçim natën!

"

15 June 2023

Anynomous

"

Mirëseardhje për të gjithë!

"

05 June 2023

Anynomous

"

Duke pritur iftarin..teaditë e ruajtur dhe përcjellë që moti ☺️

Foto: Hynor Dauti

"

17 May 2023

Anynomous

"

Është një pesh e rënd që rëndon mbi ty, mbi zemrën dhe kujtimet e tua.. Është një rëndes që shumica e jonë e ka. Është malli që shkaktohet nga kilometrat e gjata që më mohojn t’i puth duart dhe sytë e prindërve.. ... Të shoh si çel pranvera lulet tek baçja e shtëpis. Të shihja si gjelbëruan pemët. Të ndjeja etje e sa të afroesha pranë liqenit ta shuaja atë, vetëm me zhurmën e përplasjes së dallgëve.. Të vrapoja mbi barin e njomën të fushave kalishtare, aty ku u rrita. Aty edhe njëherë të jetoj si dikur, sa për tu ndjer e gjallë..

Medine Halimi

See More "

01 May 2023

Anynomous

"

Kalishti sot 30.03.2018!

"

29 March 2023

Anynomous

"

Një tjetër moment nga dallgët e krijuara 2 ditë më parë në bregun e liqenit!

Video: Ndriçim Dalipi

"

19 March 2023

Add Reviews & Rate item

Your rating for this listing :

Help Us to Improve :

Location / Contacts :